Zelanda e Re është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.6 të shkallës Rihter këtë mëngjes dhe kryeministrja e vendit Jacinda Ardern ishte në një intervistë të drejtëpërdrejtë në televizion në këtë moment.
Lëkundja e objekteve u vu re dhe në lidhjet direkte e për një moment kryeministria u trazua por e kaloi shumë shpejt duke thënë se mund të vijonte intervistën pasi nuk ndodhej poshtë ndonjë llampe.
Tërmeti me magnitudë 5.6 ballë goditi rreth 90 km në veri të kryeqytetit, Wellington, në orën 08:00 me kohën lokale. Ai u ndje në mbarë vendin, por nuk pati raporte për dëme apo lëndime.
Zelanda e Re ndodhet në të ashtëquajturën Unazë e Zjarrit në Paqësor, një zonë kjo me aktivitet të fortë sizmik, kështu që goditet rregullisht nga tërmetet. Ndërtesat e saj janë krijuar për t’i bërë ballë lëkundjeve të tilla.
