Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kryepolici Proda viziton efektivin e plagosur në spital: Misioni ynë është fisnik, jemi pranë njëri-tjetrit

15:29 / May 6, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1746537704 ilirproda
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda u takua këtë të martë në spitalin e Traumës me familjarët e punonjësit të Policisë inspektor V. Gj., 64 vjeç, i cili gjatë kohës që kryente detyrën në qytetin e Peshkopisë, u aksidentua nga një automjet dhe për pasojë është në reanimacion, në gjendje kritike për jetën.

Proda u ka shprehur familjarëve, mbështetjen e tij dhe të Policisë së Shtetit, duke i siguruar se stafi mjekësor po bën gjithçka për ta mbajtur në jetë punonjësin e Policisë. Familjarët e punonjësit të Policisë falënderuan Drejtorin e Përgjithshëm, për mbështetjen dhe për inkurajimin, si dhe stafin mjekësor, për përpjekjet që po bëjnë për të shpëtuar familjarin e tyre.

”Që prej mbrëmjes së djeshme jam në kontakt me drejtuesit e Spitalit të Traumës dhe me mjekët që po ndjekin ecurinë e kolegut tonë. Dua t’ju siguroj se ka një impenjim të jashtëzakonshëm për ta mbajtur në jetë pacientin pasi dëmtimet janë shumë serioze dhe në rast se do vendosin mjekët për ta dërguar jashtë shtetit, pa diskutim që kjo do të mundësohet. Kemi një mision sa fisnik po aq dhe të vështirë, sakrifikues, deri në sublim, por këtë rrugë kemi zgjedhur, që t’i shërbejmë qytetarëve me përkushtim, ndershmëri dhe sakrifica. I uroj kolegut tonë dhe familjarit tuaj, shërim sa më të shpejtë”,-tha Proda.

ilir proda peshkopi Polic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Operacion antidrogë në Devoll/ Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

09:48 / September 1, 2026

Makina përfundon në kanal pranë Spitalit Memorial të Fierit, plagosen 3 persona, drejtuesi në gjendje më të rëndë

18:41 / August 31, 2026

37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, motra mes lotësh: Dua drejtësi

16:39 / August 31, 2026

KAS la në fuqi mandatin e kryetarit të Bashkisë së Kuçovës

15:55 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.