Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kryepolici Rrumbullaku pret drejtues të Policisë së Spanjës, luftë kundër trafikimit të qenieve njerëzore

09:35 / June 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aecd08ce 15bf 429a be3b d5ca51b7f797
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku mirëpriti në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Komisionerin e Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionin të Policisë Kombëtare të Spanjës, Julian Ávila Polo dhe drejtuesit e 2 departamenteve të Policisë së Spanjës.

Vizita pati në fokus progresin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet 2 policive, intensifikimin e angazhimit për shkëmbimin e informacioneve në favor të luftës së përbashkët kundër trafikimit të qenieve njerëzore, bashkërendimin e veprimeve për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë, si dhe eliminimin e barrierave burokratike, me qëllim shtrirjen e bashkëpunimit ndërmjet 2 policive, deri në strukturat bazë të tyre.

Gjatë vizitës u vlerësua prioritar bashkërendimi i teknikave dhe veprimeve, ndërmjet policive kufitare të të dyja vendeve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të emigrimit ilegal, si dhe u çmua roli i oficerëve të kontaktit të të dyja vendeve, si pika ndërlidhëse nëpërmjet të cilave do të intensifikohet më tej bashkëpunimi mes 2 policive.

Rrumbullaku i shprehu mirënjohjen e tij Komisionerit të Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionin Julian Ávila Polo dhe të gjithë kolegëve të Policisë spanjolle, për nivelin aktual të koordinimit të punës midis oficerëve të dy policive dhe e garantoi Komisionerin e Përgjithshëm se Policia e Shtetit ka të gjitha aftësitë profesionale dhe logjistike, të drejtojë, koordinojë dhe të marrë pjesë në operacionet e përbashkëta ndërkombëtare kundër krimit të organizuar.

Komisioneri për Kufirin dhe Migracionin i Policisë Kombëtare Spanjolle falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm për mikpritjen e tij dhe e përgëzoi atë për vizionin që ka për një polici më të besueshme, profesionale dhe kompakte në çdo bashkëpunim ndërkombëtar. Ai theksoi se përmes qëndrueshmërisë së bashkëpunimit midis dy kolegëve të policisë shqiptare, profesionistëve dhe korrigjuesve, disa persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në Shqipëri dhe janë ekstraduar, si dhe janë goditur disa rrjete që veprojnë në fushën e trafikimit të paligjshëm të drogës.

Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.