Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kryepolici Rrumbullaku takim me kryesuesin e delegacionit të Policisë Kombëtare të Kolumbisë

09:59 / October 20, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rrumbullku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku vijon takimet me përfaqësues të autoriteteve lizgjzbatuese ndërkombëtare dhe drejtues të policisë të shteteve të ndryshme, me qëllim krijimin e urave të reja të bashkëpunimit, për shkëmbimin e informacioneve që i shërbejnë goditjes së veprimtarive kriminale, në veçanti trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, si dhe kapjes së shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Takimin e radhës, Drejtori i Përgjithshëm e zhvilloi me kryesuesin e delegacionit të Policisë Kombëtare të Kolumbisë, Gjeneral Brigade Jorge Antonio Urquijo Sandoval.

Qëllimi i takimit ishte vendosja e kontakteve të drejtpërdrejta ndërmjet Policisë shqiptare dhe asaj kolumbiane, me qëllim shkëmbimin e informacionit për individë apo organizata kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës, shtetas shqiptarë apo të huaj, që ushtrojnë aktivitete në territorin e Shqipërisë apo në vende të tjera, të cilët kanë lidhje me grupet shqiptare që operojnë në Shqipëri.

Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë informoi delegacionin kolumbian, në lidhje me situatën e trafikimit të drogave të forta drejt Shqipërisë dhe nëpërmjet saj, duke nënvizuar rolin aktiv, në disa raste drejtues, të shtetasve shqiptarë të cilët operojnë në Shqipëri dhe Kolumbi. Gjithashtu, ai informoi kolegët kolumbianë në lidhje me operacionet e viteve të fundit, të cilat kanë çuar në sekuestrimin e qindra kg kokainë, me origjinë nga Kolumbia, Ekuadori apo Peruja.

Me qëllim formalizimin e bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe asaj kolumbiane, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë i propozoi delegacionit kolumbian, negocimin dhe nënshkrimin e një marrëveshje të bashkëpunimit policor, e cila do të siguronte kuadrin e duhur ligjor për shkëmbimin e informacionit në kohë reale, në lidhje me shtetas shqiptarë të përfshirë në trafikimin e drogave të forta, brenda apo jashtë Shqipërisë, apo shtetas të huaj që operojnë në tregun ilegal të drogave në Shqipëri. Bazuar në eksperiencën e fituar nga Policia e Shtetit dhe vullnetin për të bashkëpunuar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shprehu gadishmërinë për të kontribuar në hetimin e rrjeteve kriminale të trafikimit të drogave.

Nga ana e tij, Gjeneral Brigade Jorge Antonio Urquijo Sandoval falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, për mundësimin e këtij takimi dhe u dakordësua me të gjitha çështjet e ngritura prej tij. Gjenerali Sandoval informoi Drejtorin e Përgjithshëm se ai ishte i autorizuar për të diskutuar për të gjitha çështjet që përbëjnë shqetësim për të dyja organizatat dhe se dispononte informacion për disa shtetas shqiptarë të cilët janë rezidentë në Kolumbi.

Në përfundim të takimit, të dy krerët e delegacioneve shprehën gadishmërinë për të shkëmbyer kontaktet e oficerëve të strukturave përkatëse, me qëllim shkëmbimin e ideve në lidhje me draft marrëveshjen.

Në kuadër të aktiviteteve që u zhvilluan gjatë Konferencës së Shoqatës Ndërkombëtare të Shefave të Policisë, në San Diego, Kaliforni, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka zhvilluar takime të rëndësishme me drejtues/përfaqësues të autoriteteve lizgjzbatuese ndërkombëtare, ndër të cilat veçojmë takimin me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Ambasadorin Todd Robinson, i cili njëkohësisht drejton Zyrën Ndërkombëtare për Çështjet e Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), takimin me zv.administratorin e DEA-s, George Papadopoulos, dhe takimin me drejtorin e ICITAP-it, Gregory Ducot.

Muhamet Rrumbullaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.