Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kryeprokurori i kërkoi ILD hetimin, reagon prokurori Shkëlqim Kokona: E ka firmosuar pa…

13:16 / November 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1604133490 shkelqimkokona
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokurori i Pogradecit Shkëlqim Kokona ka reaguar pas njoftimit se Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela i ka kërkuar ILD-së hetim ndaj tij për shkelje disiplinore.

Kokona thotë se prej 5 vitesh e kanë syrgjynosur në Pogradec teksa prej 40 vitesh i shërben shtetit shqiptar ndërsa ky është viti i fundit që del në pension pleqërie.

Lexo edhe- Kryeprokurori Olsian Çela i kërkon ILD-së të hetojë prokurorin Shkëlqim Kokona. Ja arsyeja

Ai thotë se dokumeni i firmosur për hetim, Olsian Çela nuk e ka parë fare si dhe e cilëson si një aferë kriminale.

Për më tepër ai akuzon një avokat për këtë hetim si dhe i kërkon kreut të ILD, Artur Metani të veprojë me ekzigjencë.

REAGIMI I PROKURORIT SHKËLQIM KOKONA

Jam prej 40 vjetësh që i shërbeje shtetit shqiptar dhe jam në vitin e fundit për të dalë në pension pleqërie. Kam një karrierë të suksesshme dhe modeste në Drejtësi.

Jam prej 5 vitesh për shkak të dy të sëmurëve mendor ish-presidentit dhe ish-prokurorit të Përgjithshëm, njëri pas strokut dhe tjetri me diagnozë epilepsi ose idiotësi, i syrgjynosur në Pogrdec.

Inkurajoj prokurorin e përgjithshëm në kryerjen e detyrën me ekzigjencë për rastin tim. Me bindje them se materialin e ka firmosur pa e lexuar fare për shkak të ngarkesës që ka.

E gjitha është aferë kriminale e Prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme që ka përgatitur materialin dhe Venusit’ të Sigurimit të Shtetit dhe aktualisht anëtari i KLP-së dhe Avokatit ‘mikut tim’ Sanxhakut. Ky person është edhe kreu i krimit të organizuar në Drejtësi. Për 30 vjet ka manipuluar duke nxjerrë nga burgu vrasës dhe kriminele duke bërë rolin e sekserit për të gjithë ish-gjyqtarë e lartë dhe për prokurorët e përjashtuar nga Vettingu.

I bëj thirrje shefit të SPAKU- të tërheqë si bashkëpunëtor të Drejtësisë z.Sanxhakun që të zbardhe të vërtetën e krimit të organizuar në Drejtësi dhe të realizojë premtimin që kryeministri i ka dhënë popullit për prangosjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve të implikuar në korrupsion.

Pogradeci është lagje e Tiranës dhe Sanaxhaku ka klanin e tij me të cilin kontrollon gjithçka dhe vendos për gjithëçka. 3 muajt e fundit një ish-klient i tij ka lyer duart me gjak me uniformat e policisë së Shteti Shqiptar është arrestuar nga unë.

Kjo është shumë e rëndë për shtetin dhe prandaj po reagoj. I bëj thirrje z.Artur Metanit të veprojë me ekzigjencë dhe ‘mos lërë kusur’ pa më bërë mua.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.