Raportohet se kryesia e lartë e talebanëve është mbledhur në Kabul, për të analizuar qeverinë e ardhshme, pas kthimit të grupit islamist në pushtet.
Organizimi i 21 gushtit do të zhvillohet teksa talibanët tentojnë të prezantojnë një imazh më të moderuar pas kthimit në pushtet, ndërkohë që forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara evakuohen pas gati dy dekadave të luftës.
Një zyrtar i lartë i talebanëve, i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP, se bashkëthemeluesi i taledbanëve Mullah Abdul Ghani Baradar, do të takohet në Kabul dhe “liderët xhihadistë dhe politikanët për krijim të një qeverie gjithëpërfshirëse”.