Kryesia e Rithemelimit e mbledhur pasditen e sotme ka votuar pro propozimit të ndryshimit të dy neneve të statutit që i hapin rrugën emërimit të Gazment Bardhit dhe Agron Gjekmarkajt si nënkryetar të partisë.
Në mbledhjen e kryesisë nuk munguan debatet dhe për shkak të tyre mbledhja e këshillit u shty me një orë.Si rezultat i debate u vendos që këto ndryshime të bëhen me dispozitë tranzitore dhe të aplikohen vetëm për këtë rast.
