Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri drejt dorëheqjes?

16:41 / June 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klement zguri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Klement Zguri është në prag të dorëheqjes nga posti i kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Zguri në ditët në vijim mund të japë dorëheqjen, pasi ka vendosur që të respektojë dekretin e Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit duke i shtyrë në një afat të pacaktuar.

Para pak ditësh menjëherë sapo Ilir Meta anuloi zgjedhjet ai u largua në mënyrë demonstrative nga mbledhja që kërkuan anëtarët e shumicës duke deklaruar se do të respektojë vendimin e kreut të shtetit dhe se përgatitjet për procesin nuk mund të vijojnë.

Edhe ne mbledhjen e sotme Zguri nuk ishte në drejtimin e mbledhjes së KQZ-së, e cila u drejtua nga n/kryetari Denar Biba, ku u miratuan disa vendime për përgatitjen e zgjedhjeve lokale në 30 Qershor, pasi shumica është e vendosur për zhvillimin e tyre.

Klement Zguri u emërua kryetar i KQZ-së në vitin 2017 pas marrëveshjes mes kryeministrit Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha që doli nga çadra. Por cfarë ndodh nëse largohet Zguri dhe zhvillohen zgjedhjet lokale me katër anëtarë?

Disa vendime përfshirë edhe atë për shpalljen e rezultatit duhet të merret me pesë vota pro, por përballë faktit që në KQZ-ja mund të jenë vetëm katër të shumicës, vendimet do të legjitimoheshin nga Kolegji Zgjedhor.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

22:36 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

Fundjavë përvëluese me temperatura deri në 41°C, ndryshim i motit në mesjavë me reshje dhe stuhi

18:18 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.