Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kryetari që Rilindi Matin rikonfirmohet për një mandat të dytë

21:28 / March 25, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
agron malaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Hasan PASHA

Kryesia e Partisë Socialiste të Shqipërisë rikandidoi sot për një mandat të dytë kryebashkiakun e Matit Agron Malaj. Ky vendim erdhi natyrshëm dhe është në unison të plotë me strukturat e Partisë Socialiste të Matit, të cilat e mirëpritën dhe e mbështesin kryetarin që për katër vite e ka Rilindur këtë trevë historike.

Pse u rikonfirmua Agron Malaj?

Kryetari aktual u rikandidua nga Partia Socialiste për disa arsye. Ne për momentin mund të veçojmë: Kryebashkiaku i Matit prej vitit 2014 kur drejtoi OSHEE-në për Rajonin e Burrelit (rrethet Mat, Bulqizë, Dibër, Kurbin e Mirditë) tregoi se është një drejtues i aftë, i zoti, i drejtë, punëtor. U investua në rrjetin energjitik të shkatërruar për dekada me radhë.

Falë aftësive dhe kontributit në këtë sektor të vështirë PSSH e kandidoi Agron Malaj për kryetar bashkie në Mat. Ishte këmbëngulja e qindra socialistëve dhe apeli drejtuar qendrës se ai është intelektuali që duhet ta drejtojë Matin e dërmuar keq nga qeverisja qëndrore dhe lokale e të djathtës.

Agron Malaj e nisi punën me rikthimin e administratës në punë, me komunikimin me qytetarët, zgjidhjen e shqetësimeve, shlyerjen e borxheve, kryerja e investimeve më të rëndësishme.

Qyteti i Burrelit pas 30 vitesh u kthye në një qendër të bukur urbane. Sheshi “Kastriotët” ishte një parking i shëmtuar para katër vitesh ndërsa aktualisht është një nga sheshet më të veçantë në vend. Parku “Nëna Mbretëreshë, Geraldinë” mori vlerat që meritonte pas shumë dekadash. U disiplinuan mbetjet urbane dhe pastrimi i qytetit kaloi nën menaxhimin e bashkisë. Më shumë se 60 projekte të rëndësishme kanë përfunduar gjatë mandatit të fundit në Mat dhe 15 të tjerë janë në proçes falë kujdesit të Qeverisë Rama dhe këmbënguljes së kryetarit të bashkisë Agron Malaj.

Ishte ëndërr për banorët e Derjanit, Macukullit dhe Rukajve uji i pijshëm dhe rruga Burgajet-Derjan-Macukull. Tani po bëhen realitet. Nuk e kishin menduar qytetarët e Burrelit se do të kishin uji 24 orë, por ky premtim po finalizohet. Kurrë nuk është investuar kaq shumë në shkolla, kopshte, çerdhe, qendra shëndetësore, trotuare, mjedise sportive, kanale ujitëse, rehabilitimin e rrugëve, asfaltimin e rrugëve në qytet dhe disa fshatra, etj.

Kryetari i bashkisë Mat Agron Malaj ka ditur të komunikojë me qytetari me çdo matjan. Ai ka zgjedhur stafet vartëse, i do dhe i respekton njerëzit e punës. Ai ka lënë në sirtarët e harresës fenomenet negative duke e bërë kryebashkiak të dashur dhe të respektuar në këtë trevë.

Strukturat mbështetëse të PS-së dhe qytetarët kanë deklaruar ditët e fundit se e duan njeriun e punës, modelin pozitiv të qeverisjes vendore, drejtuesin e aftë, kryebashkiakun Agron Malaj.

Agron Malaj hasan pasha kryetari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.