Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kryetarja e Komisionit të Medias, thirrje Gjinushit: Ish-ministër i diktaturës, tërhiqu nga gara. Shkencën nuk duhet ta drejtojnë politikanët

15:57 / May 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dhimitri gjinushi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Komisionit të Medias, thirrje të fortë akademikëve të mos përfshihen në zgjedhjet per kreun e ri te Akademisë së Shkencave, duke e cilesuar procesin, teresisht te parregullt.

Në një deklaratë për mediat, deputetja e PD-së së Gjirokastrës, Kryetarja e komisionit të Mediave, Fatjona Dhimitri, duke theksuar se Shkencën nuk duhet ta drejtojnë politikanët, i bëri thirrje Skënder Gjinushit të tërhiqet nga gara.

“U bëj thirrje akademikëve të mos përfshihen në procese të parregullta ligjore që kompromentojnë të ardhmen e Akademisë së Shkencave dhe e vendosin ligjëvënësin para faktit të kryer. Nuk ka asnjë nxitim për mbajtjen e zgjedhjeve në 24 maj, tani që ndërtimi i ligjit për Akademinë e Shkencave ka hyrë në proces”- tha ajo.

Sipas saj, “Kokëfortësia, mungesa e transparencës e një grupi apo edhe një individi vetëm e dëmton akademinë dhe shkencën shqiptare. U bëj thirrje akademikëve të mos përfshihen në procese që bien në kundërshtim me ligjin. Mendimi shkencor nuk mund të jetë pjesë e skemës politike. Zoti Gjinushi, ish-kryetar partie që ka dhënë dorëheqje 4 ditë më parë, ish kryetar Kuvendi dhe ish ministër në diktaturë, po pse edhe shkencën ne politikanët do ta drejtojmë? Zoti Gjinushi tërhiquni nga zgjedhjet! Mos e censuroni kornizën e mendimit shkencor në vend”.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pse Ilir Meta qëndron në burg, ndërsa Berisha paraqitet dy herë në muaj? Përgjigjet kreu i SPAK

11:38 / July 15, 2026

Braho: SPAK ka nisur 46 procedime për krime zgjedhore, akuzat ngrihen vetëm mbi prova

11:34 / July 15, 2026

Braho për “Albanian Files”: Kush ka prova, t’i dorëzojë në SPAK. Askush nuk është mbi ligjin

11:32 / July 15, 2026

Rama publikon prapaskenat nga Brukseli: “Mund të mbyllen më shumë se tre kapituj?”

11:19 / July 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.