Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Kryhet me sukses ndërhyrja laparoskopike e shkallës së lartë të vështirësisë në QSUT

13:28 / May 7, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
MONDI1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ndërhyrje laparoskopike e shkallës së lartë të vështirësisë është kryer me sukses në Klinikën e Parë të Shërbimit të Kirurgjisë së Përgjithshme në QSUT. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në një video të publikuar në rrjetet sociale.

“Trajtimi kirurgjikal konsistoi në rezeksionin laparoskopik të lobit të majtë të heparit, një metodë mini-invazive dhe tepër komplekse, që janë sot të mundura në QSUT, falë një infrastrukture moderne dhe pajisjeve mjekësore specifike për raste të tilla delikate”, theksoi Manastirliu.

Ministrja Manastirliu falënderoi për punën e shkëlqyer ekipin me Prof. Etmont Çeliku, Dr. Ana Mandi, Dr. Majlinda Naço, Dr. Met Loci dhe instrumentare Besa Seiti.

Prof. Etmont Çeliku tha se, “realizuam një rezeksionin laparoskopik të lobit të majtë të heparit, që në botë është i rrallë. Duke qenë operacioni i parë për ne, e konsiderojmë sukses se ia dolëm. E sëmura doli nga spitali në gjendje të mirë dhe tani vijon mjekimin mbrapa që është kimioterapia. Pacientja është në gjendje të mirë”.

Dr. Met Loci tha se, “pacientja ishte e moshës 72-vjeçare dhe shkoi mirë dhe pacientja është në gjendje shumë të mirë”.

QSUT
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Ura e Vashës kthehet në destinacionin e preferuar të fundjavës/Monument kulture, histori tre shekullore mbi lumin Mat

14:26 / July 11, 2026

Berati në kulmin e sezonit turistik, fluksi i vizitorëve sjell pritshmëri për një vit rekord

13:46 / July 9, 2026

Ministria e Arsimit publikon kalendarin, viti i ri shkollor 2026-2027 nis më 14 shtator

14:53 / July 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.