Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

KS Burreli akuzon RTSH-në: Arnold Siaw pjesë e familjes sonë, drejtuesit e emisionit të kërkojnë falje

15:39 / November 12, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
580578014 1679797423417165 8432792134356356155 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Klub Sport Burreli ka reaguar mbi një ngjarje të ndodhur në emisionin e sportit “Supergol” në “RTSH” të drejtuar nga moderatorja Hygerta Sako. Teksa lojtari i Burrelit, Arnold Siaw po priste në lidhje direkte pas ndeshjes ndaj Pogradecit ku ai ishte autori i një goli, Sako si dhe të ftuarit në emision qeshën me emrin e lojtarit. Burreli ka reaguar duke i cilësuar komentet si të “papërshtatshme” dhe me “nuanca raciste”. Gerd Haxhiu, një nga të ftuarit shkon më tej duke thënë: ”Falenderojmë RTSH-në që në fund na e zbuloi, se dukej si personazh që nuk donte të shprehej”.

Reagimi i plotë

Faqja Klubi Sportiv Burreli shpreh indinjatën e tij të thellë për komentet e papërshtatshme dhe me nuanca raciste të bëra në një emision sportiv të transmetuar në RTSH, në adresë të futbollistit tonë Arnold Siaw.

Një gjuhë e tillë, pavarësisht nëse maskohet si “shaka”, nuk ka vend as në sport dhe as në shoqërinë tonë. Futbolli është një lojë që bashkon njerëzit, pa dallim ngjyre, race apo origjine, dhe çdo lloj nënvlerësimi ndaj një sportisti për arsye të tilla është e papranueshme.

Arnold Siaw është pjesë e familjes sonë dhe ka fituar respektin e të gjithë tifozëve e qytetit tonë me karakterin, përkushtimin dhe kontributin e tij në fushë.

Ne presim që RTSH dhe drejtuesit e emisionit në fjalë të marrin përgjegjësinë e duhur dhe të kërkojnë falje publike ndaj lojtarit dhe klubit tonë. Respekti dhe dinjiteti i çdo sportisti duhet të mbrohet pa kompromis.

Arnold Siaw Hygerta Sako KS Burreli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Miliona dollarë humbje brenda natës, goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit

09:46 / June 3, 2026

Ndeshja miqësore Shqipëri-Izrael/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

08:57 / June 3, 2026

Miqësoret e Kombëtares, Uzuni: Trajneri i ri luan ofensiv, dua të shënoj sa më shumë gola

12:10 / June 1, 2026

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.