Tatuazhe për të rritur vetëvlerësimin tek gratë e keqtrajtuara duke transformuar shenjat që lidhen me kujtimet e këqija, në vepra arti.
Kjo është puna e 31-vjeçares braziliane Flavia Carvalho, që dy vite më parë i dha jetë projektit “A pele da Flor”, në Brazil. Tatuazhe me lule për të mbuluar shenjat, e për të rritur konsideratën që femrat duhet të kenë për veten e tyre.

Gjithçka nisi kur një kliente i kërkoi një tatuazh për të mbuluar një shenjë të madhe në barkun e saj. “Më tregoi se ndodhej në një klub nate kur një burrë nisi ta ngacmojë. Ajo e refuzoi dhe ai e goditi me thikë në bark. Kur pa tatuazhin e përfunduar ishte mjaft e prekur. Më preku shumë dhe mua”, thotë punonjësja e tatuazheve, Flavia duke thënë se kështu nisi dhe projekti i saj.
“Kështu lindi ideja për këtë projekt për gratë që kanë pësuar dhunë. Çdo tatuazh rrit forcën dhe vetëvlerësimin tek këto femra”, thotë ajo.

