Para ndeshjes Valencia-Barcelona, tifozët fanatikë tē të dyja skuadrave i kthyen rrugët e qytetit në një fushë betejë duke u konfliktuar dhunshëm me njëri-tjetrin. Karrige, shufra hekuri, flakadanë u gjetën në rrugë, por me të mbaruar ndeshja, sipas mediave spanjolle, policia ka arrestuar një anëtar i ultrasve të Barcelonës,ndërsa u identifikuan dhe 60 persona të tjerë.
Në orët e ardhshme, pritet të kryhen arrestime të shumta nga të dyja kampet e ultrasve të Valencias (Yomus) dhe Barcelonës (Boixos Nois).Pamjet e filmuara nga mediat iberike janë përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale.
