Erion Braçe, zv.kryeministri i Shqipërisë ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale përsa i përketë transmetimit të ndeshjeve të huaja në televizionet shqiptare. Shumë media të ndryshme ditët e fundit kanë raportuar se Supersport ka humbur të drejtat e transmetimit të Serie A dhe La Liga, por deri më tani nuk ka ende një njoftim zyrtar nga ana e Supersport rreth këtyre lajmeve.
Duke parë këtë “tymnaj”, Braçe është ankuar se ku do të shikojnë sport ai dhe të gjithë shqiptarët. Siç flitet janë 4 platforma të ndryshme që mund të fitojnë të drejtat për të transfemtuar kampionate të ndryshme dhe do të duhen 4 dekodera për çdo familje dhe këtë gjë Braçe e ka quajtur çmenduri pasi do t’u kushtojnë shqiptarëve rreth 1 milionë lekë.
Postimi i Erion Braçes:
