Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

‘Ku e kam gruan’? Zbardhet dëshmia e burrit që vrau bashkëshorten me levë në Memaliaj

16:00 / May 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
memaliaj vrasja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Disa lekë të shpenzuara nga kursimet e përbashkëta, u bën shkaktare për një debat që i kushtoi jetën Antoneta Hoxhës, në fshatin Vagalat 25 km larg nga Memaliaj. Bashkëshorti i saj, Skënder Hoxha nuk e duroi faktin se bashkëshortja e tij, prej më shumë se një muaji po i kërkonte “llogari” se ku i kishte shpenzuar kursimet e disa viteve, dhe zgjodhi ta godiste me levë pas kokës, duke e lënë të vdekur në vend.

Një ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi jo vetëm Memaliajn, por mbarë opinionin publik, Report Tv ka zgjedhur dëshminë e 63-vjeçarit në Polici. Hoxha në fillim nuk e ka pranuar krimin, por më pas është “dorëzuar” duke rrëfyer gjithçka. Burime bëjnë me dije se 63-vjeçari është shprehur ngjarja nuk ka ardhur për motive xhelozie, por për disa para të shpenzuara nga kursimet e tyre të përbashkëta, për të cilat bashkëshortja nuk ishte vënë në dijeni.

Mësohet se gjendja e Hoxhës nuk ka qenë e mirë. Ai është mbajtur ditën e sotme me qetësues, sepse pasi e ka qenë i ndërgjegjshëm për veprimin që ka bërë, nuk ka pushuar së qari, e ndërsa endej në dhomë duke kërkuar të shoqen.

Antoneta Hoxha është dërguar për në banesën e fundit mesditën e sotme, e ndërsa mësohet se varrimi është bërë në fshatin e saj të lindjes, Veliqot të Tepelës, pasi familjarët e saj nuk kanë qenë dakord të varrosej në fshatin e “burrit vrasës”.

Çifti ka së bashku një djalë dhe tre vajza, të cilat i ka martuar, dy janë në Greqi dhe një në kryeqytet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pas Diellës vjen Gjoni”, kryeministri Rama zbulon rolin që do të ketë avatari i ri në prokurimet publike

14:19 / November 17, 2026

Nga 2027 bileta elektronike në autobusë, lëvizja e tyre do të ndiqet në kohë reale përmes Google Maps

14:10 / November 17, 2026

Rama prezanton modelin e ri të prokurimeve publike, Diella merr rol kyç: “Bizneset nuk do të mbledhin më letra”

13:58 / November 17, 2026

Mësues ndihmës për çdo fëmijë me aftësi ndryshe, Kumbaro zbulon ndryshimin e ri me buxhetin 2027

12:50 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.