Ku është i shumëkërkuari nga Policia dhe i denoncuar i zhdukur nga familja, Ervis Martinaj? Gazetari Flamur Vezaj shkruan se biznesmeni i lojërave të fatit, as nuk është rrëmbyer e as nuk është vrarë e prerë, por është vetëzhdukur.
Përmes një postimi në Facebook, Vezaj shton se Martinaj me shumë mundësi ndodhet në Kosovë dhe se e gjithë kjo luftë me lajme në media nga burime të ndryshme bëhet që ta nxisin biznesmenin e lojërave të fatit për të dalë nga vendin ku është fshehur.
Kurse për rikthimin e basteve sportive, Vezaj i bën “të fala” Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit duke lënë të kuptohet se është ai arsyeja e legalizimit të këtij biznesi që uli qepenin në Shqipëri më 1 janar të vitit 2019.
