Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ku i mori lekët Malltezi? Berisha flet sërish për aferën “Partizani”: Dhëndri dhe biznesmeni…

12:46 / October 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe këtë ditë të shtunë, Sali Berisha ka vijuar betejën në media kundër qeverisë, SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme për dosjen e ish-kompleksit “Partizani”.

Me dyshimet për korrupsion në këtë proces, gjykata i ka caktuar dy masa sigurie, detyrim paraqitje dhe bllokim të daljes jashtë vendit. Ish-kryeministri tha se “kryetari i opozitës u vendos nën sanksione nga një gjykatëse e lidhur direkt me Edi Ramën pa autorizimin e parlamentit”.

Iu përgjigj edhe atyre që pyesin se ku i mori lekët dhëndri, Jamarbër Malltezi për të investuar. “Biznesmeni i nderuar, Fatmir Bektashi shiti në gropë. Qytetari kur blen në themele, blen më një % më të lirë se në një pallat të përfunduar, por ata, prokurorët nuk e marrin parasysh”, tha ai.

“Siç jeni informuar, në një akt të paprecedent në ndonjë vend tjetër, kryetari i opozitës vihet nën sanksione nga gjykatëse e lidhur direkt me Edi Ramën dhe skapistë të kontrolluar plotësisht prej tij, si në asnjë vend tjetër dhe si kurrë ndonjëherë në Shqipëri, vihet në sanksione pa autorizimin e parlamentit.

Ndaj tij, gjykatësja e lidhur direkt me Edi Ramën, skapistët e kontrolluar plotësisht prej tij, vendosin masën e paraqitjes dy herë në javë, vendosin kufizimin e lëvizjes duke i marrë pasaportën.

Këto veprime janë në kundërshtim flagrant me disa nene të Kushtetutës, por më specifik me nenin 73, pika dy, në të cilin sanksionohet se deputeti nuk mund të arrestohet, nuk mund t’i kufizohet në asnjë lloj formë liria e tij, nuk mund të kontrollohet pa autorizimin e parlamentit” tha ai.

“Partizani” Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.