Nga Entela Resuli

Sot në mëngjes u zgjova edhe unë me mendimin që të kontaktoj me familjaret e viktimave të 21 Janarit. Tetë vite më parë, gjatë një proteste antiqeveritare u vranë katër protestues të pafajshëm, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj si dhe u plagosën disa të tjerë.
Ngjarja ishte tragjike për atë kohë, por e tillë mbetet edhe sot, madje edhe më tepër.
U vranë katër njerëz në shesh. 
Sot nuk ka asnjë të dënuar për ata që shkrepën armën dhe as për ta që dhanë urdhër për të tërhequr këmbëzën.
Këta që na qeverisin sot erdhën në pushtet edhe me premtimin për të çuar në vend drejtësinë mbi këtë ngjarje.
Jemi në 21 janar të vitit 2019. 
Ata që u akuzuan se vranë janë në opozitë, ndërsa këta që do të bënin drejtësi janë në pushtet.
Askush nuk mban dhe nuk ka mbajtur përgjegjësi. 
Po sot, ku të shpresojmë Ne (njerëzit), te ata që vrasin, apo te këta që falin vrasësit?!
E për çfarë t’i kontaktoj familjarët? T’u kujtojë ndoshta ditën më të zezë të jetës së tyre!? Apo…
Migjithatë, për ta dhe për këdo jeta vazhdon, këtë e tregon më së miri kjo foto e Anës (Veizit) pas 9 vitesh qysh kur ka humbur të atin. 
Babai nuk pati mundësi ta shoh kaq të rritur dhe të bukur vajzën e tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here