Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kampionati Botëror

Kualifikohet edhe Portugalia, Ronaldo dhe Bruno Fernandez likuidojnë Uruguain

22:13 / November 28, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ronaldo 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është mbyllur me rezultatin 2-0 sfida e mbrëmjes mes Portugalisë dhe Uruguait. Një triumf ky që ka sjellë kualifikimin e luzitanëve të Fernando Santos. Golat e Kristiano Ronaldos dhe Bruno Fernandez, i siguruar fitoren e dytë në grupe portugezëve, të cilët do të vijojnë rrugëtimin në fazën pasardhëse.

T: PORTUGALI-URUGUAI 2-0

Ronaldo 54′, B.Fernandez 90′ (p)

KOMENTI:

90+8′ Shtylla i mohon golin e tretë Portugalisë dhe të tretin Bruno Fernandezit.

90′ Akordohen 9 minuta shtesë!

90′ GOOOL PORTUGALIA 2-0/ Bruno Fernandez tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke dyfishuar shifrat!

88′ Himenez prek topin me dorës, pas topit të kaluar poshtë këmbëve nga Fernandez. Pas konsultimit me VAR-in, gjyqtari akordon 11-metërsh!

82′ Tre zëvendësime te Portugalia, aktivizohet Nunjez, Ramos dhe Palhinja, largohen Zhoao Feliks, Kristiano Ronaldo dhe Karvajo.

77′ Sërish rrezikshëm Uruguai, kësaj here ishte Suarez që “flirtoi” me golin, por topi shkoi në rrjetën e jashtme.

75′ Shpëton për mrekulli porta e Portugalisë, shtylla i mohon golin e barazimit futbollistit Gomez të sapo futur në fushën e lojës.

72′ Dy zëvendësim të tjera te Uruguai, Nunjez dhe Kavani i lënë vendin Gomezit dhe Luis Suarezi.t

64′ Portugalia kërkon golin e dytë, por vendimtare ndërhyrja e Oliverës që fiton duelin me Ronaldon, teksa largon rrezikun nga zona.

69′ Zëvendësim te Portugalia, largohet Nevez, në lojë Leao.

62′ Dy zëvendësime te Uruguai, largohet Vesino dhe Godin në lojë De Araskata dhe Pelisteri.

54′ GOOOOOL PORTUGALIA 1-0/ Zhbllokohet sfida! Kristiano Ronaldo kalon në avantazh luzitanët. Goli i 9-të në Botëror për CR7 dhe i dyti në këtë Kupë Bote. Pas asistit të Bruno Fernandes, Ronaldo devijon saktë me kokë duke përshëndetur rrjetën. 

46′ Starton pjesa e dytë, portugezët shfaqen menjëherë kërkues edhe në këto minuta të para të fragmentit të dytë të ndeshjes.

Mbyllet pjesa e parë!

44′ Olivera është futbollisti i tretë i ndëshkuar me karton të verdhë në këtë pjesë të parë.

42′ Zëvendësim i detyruar te Portugalia, largohet Mendesh vendin e tij e merr Guerrero.

32′ Uruguai “flirton” me golin, Bentakur shpërthen mjaft bukur, del i vetëm përball portieri Kosta, por ky i fundit ka qenë vendimtar me ndërhyrjen e tij, duke i mohuar golin uruguaianëve.

25′ Uruguia duket se është tërhequr disa mbrapa dhe pret sulmuet e Portugalisë që ende nuk po gjen hapësirat e mjaftueshme.

18′ Goditje dënimi për Portugalinë. Provon Kristiano Ronaldo, topi devijohet nga muri uruguaian.

15′ Minuta të mira për Portugalinë që ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e Uruguait.

11′ Rrezikshëm sërish Uruguai që provon me Himenez, mbrojtësi godet me kokë pas harkimit nga e majta, por tentativa e tij shkon mbi traun e portës të mbrojtur nga Kosta.

6′ Bentakur është i ndëshkuari i parë i sfidës me karton të verdhë, pas ndërhyrjes së gabuar me takë ndaj Ruben Diaz.

4′ Kundërpërgjigjet Portugalia, Ronaldo jep një pasim me shpatull për Karvajhon që provoi fluturimthi, por topi shkoi jashtë kuadratit.

2′ Sinjalin e parë të rrezikshëm e jep Uruguai, me Oliverën që provon nga distanca, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

1′ Ka startuar sfida!

portugalia Ronaldo uruguaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbulohet lista e parë e Ançelotit për Botërorin, trajneri merr vendimin për Nejmar

19:58 / May 11, 2026

Trashëgimia e Ronaldo/ Ylli portugez pritet të luajë sezonin e ardhshëm me djalin e tij

12:59 / April 22, 2026

Ndodh më e keqja para Polonisë, golashënuesi kryesor i Kombëtares mbyll sezonin pas dëmtimit të rëndë

19:58 / March 16, 2026

Ronaldo drejt “ëndrrës” së tij, Botërorit, pajisja superteknologjike për rikuperim të shpejtë

21:39 / March 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.