Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kuçovë/Vetëvaret në kasollen e bagëtive 55-vjeçari, u gjet nga bashkëshortja

21:23 / April 13, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vlore policia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Lumas të rrethit të Kuçovës. Një 55-vjeçar ka vendosur ti japë fund jetës duke u vetëvarur në kasollen e bagëtive. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, ndërkohë që trupi i të ndjerit është gjetur nga bashkëshortja e tij pak pas mesdite. Pasi ajo ishte kthyer nga tokat bujqësore ku shkonte çdo mëngjes për të punuar, kishte vënë re mungesën e bashkëshortit. Duke e kërkuar, ajo e ka gjetur pa jetë në kasollen e bagëtive dhe ka njoftuar menjëherë policinë.

Trupi i pajetë i 55-vjeçarit Seit Qevani është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Berat,ku pas autopsisë ka rezultuar se ai është vetëvarur. Burime nga Komisariati i Policisë Kuçovë bëjnë me dije se, 55-vjeçari mendohet se e ka kryer aktin e vetëvrasjes në kushte të rënduara psikologjike pasi ai vuante prej kohësh nga depresioni dhe për problemet psikike që kishte shfaqur merrte edhe mjekim.

Viktima Seit Qevani jetonte vetëm me bashkëshorten e tij,pasi të dy fëmijët e çifti jetonin prej shumë vitesh me familjet e tyre në shtetin fqinj,në Greqi. BW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vijon zjarri në Dukat, flakët përhapen në malin e Çikës, ndërhyjnë edhe dy avionë

19:19 / August 21, 2026

Karakaçi: Shqipëria përmbushi detyrimet në fushën e energjisë!

18:42 / August 21, 2026

Beteja me flakët/ “Lëvizni, të gjithë jashtë”, nis evakuimi në Gojan të Madh të Pukës, digjen 4 banesa! 4 familje largohen nga shtëpitë në Mirditë

17:18 / August 21, 2026

Ikën Sokol Sadushi/ Hapet gara për të zgjedhur kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë!

16:59 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.