Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Kufijtë e mbyllën nga karantina, ja sa shqiptarë u “arratisën”

08:45 / June 25, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirana bosh 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hyrjet dhe daljet nga kufiri si të shtetasve shqiptarë, ashtu dhe atyre të huaj, për shkak të kufizimit të qarkullimit të lëvizjes në maj, kanë rënë ndjeshëm në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithatë, në krahasim me muajin prill, është shënuar një rritje si për hyrjet e shtetasve të huaj, ashtu dhe daljet e atyre shqiptarë.

Edhe pse kufijtë kanë qenë pothuajse të mbyllur, përveç riatdhesimeve, daljet e shtetasve shqiptarë janë rritur ndjeshëm në raport me prillin, ku 28 mijë kanë dalë nga vendi, sipas INSTAT, në raport me 13 mijë në prill.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=576&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fkufijte e mbyllur nga karantina ja sa shqiptare u arratisen nga izolimi ne maj%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com
lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=397&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fkufijte e mbyllur nga karantina ja sa shqiptare u arratisen nga izolimi ne maj%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com
lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=628&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fkufijte e mbyllur nga karantina ja sa shqiptare u arratisen nga izolimi ne maj%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com

Në kahun tjetër, në maj kanë hyrë rreth 30 mijë shtetas shqiptarë.

Sipas INSTAT, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin maj 2020, janë 46.488. Krahasuar me maj 2019, ky tregues rezulton me rënie 94,4%.

Në maj 2020, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 16.389. Krahasuar me maj 2019, ky numër ka rënë me 95,9%. Është shënuar një rritje e lehtë me muajin e mëparshëm, ku në prill në vend hynë 12 mijë të huaj.

Numri i shtetasve të huaj që hynë në vendin tonë në pesë muajt e parë 2020 është 602.300, duke rënë me 60,0 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Në pesë muajt e parë 2020, Mali i Zi ka rënien më të ulët të hyrjeve të shtetasve në Shqipëri me 51,1%, ndërsa rënien më të madhe e ka pasur Polonia me 89,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, në maj 2020, janë 45.367 duke shënuar një rënie me 94,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit maj 2020 janë 28.431. Krahasuar me maj 2019, ky numër ka rënë 94,0 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë në maj 2020, janë 16.936.

Krahasuar me maj 2019, ky numër ka rënë 95,8%.

Gjithsesi, në raport me prillin, kur kufizimet ishin më të ashpra, daljet e shtetasve shqiptarë pothuajse janë trefishuar. Në prill, daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë në muajin prill 2020, ishin 13.287.

Numri i shtetasve shqiptarë që dolën nga territori i vendit tonë në pesë muajt e parë 2020, është 1.139.359 duke rënë 48,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026

‘Flamingo Mirror’ nën sulme kibernetike? Rama: 122 tentativa nga 32 adresa të huaja, i zmbrapsëm pa asnjë dëm

14:40 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.