Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kufiri detar me Greqinë/ Berisha: Myslym Pashaj falsifikoi hartat në Gjykatën Kushtetuese, ndërhyri edhe Turqia

23:00 / September 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Myslym Pashaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rrëzimi i marrëveshjes së vitit 2009 mes Shqipërisë dhe Greqisë nga Gjykata Kushtetuese shqiptare është rikthyer sërish në vëmendje. Mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion”, ish-Kryeministri Berisha iu përgjigj Kryeministrit Rama, që e cilësoi atë marrëveshje akt një tradhti kombëtare.

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha se Edi Rama bashkë me Gjykatën Kushtetuese kreu një akt tradhtie, ndërsa akuzoi ushtarakun Myslym Pashaj për falsifikim të koordinatave dhe hartës që paraqiti në gjykatë. Gjithashtu Berisha tha se politika turke ndërhyri në Gjykatën Kushtetuese.

Berisha: Bashkë me gjykatën kanë kryer një akt të tradhtisë kombëtare. Një gjë ju kërkoj. Lexoni vendimin e gjykatës. Nëse gjeni një konkluzion të bazuar në ekspertizë, 100 herë ndjesë ju kërkoj. Asnjë ekspertizë. I vetmi dokument që është marr për bazë, është harta e një falsifikatori që i mbush xhepat tjetërkujt.

Fevziu: E keni për zotin Pashaj?

Berisha: Ai ka spostuar linjën bazë të koordinatave. 90 km e ka spotuar në territorin shqiptar dhe ka ndryshuar territorin shqiptar para gjykatës nga 38 km në 22 km.

Fevziu: Mendoni që ajo marrëveshje është më e mira?

I bindur të jesh ti, që marrëveshje të atilla nuk do vijnë më. Marrëveshja është marrëveshje, nuk është ndarje në gjykatë. Në marrëveshje ti synon optimumin, nuk synon maksimumin, sepse po synove maksimumin pala tjetër të nxjerr më këpucë të kuqe.

Sali Berisha kishte parasysh që pala tjetër është me 6 milje, kur unë jam me 12 milje. Harrove këtë moment? Si ta thotë konsulenti ndërkombëtar: Greqia kishte asin nën mëngë për të kërkuar 12 milje.

Fevziu: Është përfshirë politika turke në Gjykatën Kushtetuese?

Pa dyshim, e kam thënë dhe e them. Megjithatë e rrëzoi Gjykata Kushtetuese.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.