Kushtojini vëmendje të madhe zgjedhjes së bojës për tatuazhe për të shmangur rreziqet shëndetësore. Muajt e fundit, në fakt, efektivët në Itali kanë kontrolluar lloje të ndryshme të bojërave të tatuazheve, duke inspektuar të gjithë zinxhirin e furnizimit, me qëllim verifikimin e përbërjes, cilësisë dhe sigurisë së tyre.
Pas kontrolleve, kanë gjetur mospërputhjen e 22 mostrave për praninë mbi kufijtë ligjorë të disa substancave, të konsideruara potencialisht toksike ose kancerogjene. Pas rezultateve, Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar masa urgjente, drejtuar të gjithë subjekteve që i përkasin zinxhirit të furnizimit (importuesit, shpërndarësit dhe përdoruesit), në lidhje me ndalimin e shitjes dhe përdorimit, tërheqjen nga rrjeti tregtar, si dhe detyrimin të informojë subjektet që i janë nënshtruar procedurës së tatuazhit për rrezikshmërinë e produkteve, përmes sistemeve të ndjekjes së klientit ose metodave të tjera që konsiderohen të efektshme.
Rreziqe të tjera të hasura
Gjatë kontrolleve, u konstatuan mungesa të autorizimit ose të certifikatave të trajnimit të operatorëve, mangësi higjeno-strukturore të mjeteve të përdorura për aplikimin e tatuazhit, përdorimit të produkteve pa etiketim ose që përmbajnë substanca dhe bojëra të papërshtatshme dhe nuk kanë garancitë e nevojshme të sigurisë, duke sekuestruar 248 pako me ngjyra dhe pigmente.
Tatuazhet janë gjithnjë e më të zakonshme: në 13.8% te gratë dhe në 11.7% te burrat.
Edhe pse konstatimet janë bërë në Itali duhet të bëjmë gjithmonë kujdes, sidomos duke marrë parasysh që në vendin tonë nuk ka të tilla kontrolle të bëra publike dhe nuk e dimë gjendjen aktuale./Pernenat/