Përdorimi i patateve në kuzhinë është i shumtë dhe e gjejmë në receta të ndryshme. Por shumicën e rasteve kur zgjidhni ta gatuani, hasni vështirësi në mënyrën se i përgatisni apo edhe se si i gatuani.
Por le të përqendrohemi tek kjo e fundit për të mesuar gabimet më të zakonshme që bëjnë pothuajse të gjithë kur i gatuajnë patatet. Mund të duken të vogla dhe të parëndësishme, por aroma e duhur gjithmonë fshihet në detaje.
Së pari, le të jemi të qartë: Varietetet e tyre ndryshojnë në gatim
Për pure, për shembull, jo çdo lloj patate rekomandohet. E njëjta vlen edhe për patatet e ziera, të skuqura dhe të pjekura.
Ideale për pure janë ato patate të verdha. Kanë një shije të ëmbël dhe një lëkurë delikate që nuk është e vështirë të qërohet disa madje nuk e heqin lëkurën, thjesht e pastrojnë mirë.
Patatet e kuqe, nga ana tjetër, janë të përshtatshme për t’i bërë ballë temperaturave të larta dhe për këtë arsye janë të përshtatshme për skuqje. Por kini kujdes nga kombinimet: Për shkak të shijes së tyre të fortë, do të ishte e këshillueshme që të mos t’i shoqëroni me peshk dhe ushqim deti, por me mish, siç është mishi i viçit ose derrit.
Po nëse doni të piqni patate në furrë pa hequr lëkurën e tyre, atëherë çfarë duhet të zgjidhni?
Patatet e reja të vogla janë e vetmja përgjigje e duhur. Ato janë me madhësi të vogla, të buta brenda dhe jashtë, pasi lëkura është e hollë, pothuajse inekzistente.
Për të gatuar diçka më komplekse tani, siç janë petë me patate, vendosni patatet e bardha që janë të pasura në niseshte dhe do të japin një efekt më të fortë.
Më në fund, një nga gabimet më të rrezikshme është mos kushtimi i vëmendjes së duhur, nëse e kuptoni që disa patate kanë njolla të zeza, hiqni ato me thikë pasi ato janë një shenjë që perimja ka filluar të kalbet dhe mund të shkaktojnë çrregullime të buta deri të rënda në stomak dhe në zorrë.