Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Kujdes me bojën, nxiji pak më shumë”/ Basha përplaset me Manjën: Të ngelën leshtë e mi në gojë

12:55 / May 9, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1715246693 lulzimbasha 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është përplasur me Lulzim Bashën gjatë interpelancës për amnistinë penale.

Manja e ka akuzuar Lulzim Bashën se dashurinë për SPAK-un ta tregojë me vepra dhe të vetëofrohet për t’u hetuar për çështjet që ia ka pushuar “drejtësia e vjetër”. Po ashtu, ata u përplasën dhe në lidhje me flokët, ku sipas Bashës, ministri i Drejtësisë, nuk ka argumente dhe merret me gjëra personale.

Ulsi Manja: Ti je i pakënaqur me veten, kur s’u kënaqe kur të bëri Berisha ministër drejtësisë, s’ke për tu kënaq në këtë dynja, e keni mundësinë të tregoni vullnetin për të mbështetur SPAK dhe drejtësinë e re. Ai që është pas teje të shkojë në SPAK dhe të thotë unë vihem në dispozicion që të hetohem për rrugën e kombit se i kam shpëtuar me raport mjeku, e dashur drejtësi e re kam një çështje të lobimit rus që e ka pushuar Prokuroria e Tiranës dhe dua ta hetoni ju, kjo është më dashuria për SPAK.

Lulzim Basha: Mashtrues, mashtrues ordiner, pse gënjen (Dëgjohet në sfond)

Ulsi Manja: Është një çështje tjetër që ka thënë Strasburgu, 21 janari është krim shtetëror i pahetuar. Moralisht të jesh ish ministër i Brendshëm të vriten 4 qytetarë të pafajshëm dhe mos të ndjesh detyrim moral të vihet në dispozicion të drejtësisë së re, ku është moral për SPAK, aty e keni, nëse e doni shkoni të jemi të gjithë të barabartë përpara ligjit.  Jam gati për dosjen 184, po ti je gati të ikim të dy atje? Të tjerat janë retorikë politike. Drejtësia flet me fakte. Ju e keni njëri me tjetrin dhe kthen gishtin këtej. Kujdes me bojën, herë tjetër nxiji pak më shumë.

Lulzim Basha: Që je rëndë kuptohet, se një njeri që s’ka argumente merret me gjëra personale. S’ta kanë borxh shqiptarët që merresh me leshtë e mi. Të ngelen leshtë e mi në gojë, ti merru me të vërteta. Ke 11 vjet në qeveri, çoje në Prokurori, ti gënjen unë kam kërkuar heqjen e imunitetit këtu. Ju jeni mashtrues tjetër gjë thoni e bëni. 21 janari, a nuk i bëtë kryetar bashiksh pushkatarët e 21 janarit, a se vutë ju në front sebepin e 21 janarit. Ca ju ka penguar ju, pse duhej të prisnit Strasburgun. Pse i gënjeve shqiptarët kur amnistove të korruptuarit dhe vazhdon të mbash me ndjekje penal e prindërit e fëmijëve që u lëshove gaz për ti nxjerrë nga shtëpitë e tyre dhe protestues. Përgjigja është e thjeshtë se ti dhe shefi jot jeni nona e korrupsionit.

Ulsi Manja: Nuk merrem me gjëra personale se bashkë jemi moshatarë jemi një gjeneratë më dhimbset vetja se ty të shtohen mua me bien. Kam hallin tim, kush thotë të vërtetën në këtë sallë secili do të besoj të vërtetën e vet. Ndryshe nga ti, kur të tutë thonë se edhe kur të pyet për orën gënjen këta të mitë nuk kanë arritur ta thonë për mua se ditën kur ta thonë do t’iki nga politika. Jam gati është bërë refren dosja 184. Jam gati të shkoj, A je gati ti për ato që fola unë, të shkojmë atje. Kjo mazhorancë ka meritën e madhe që vuri në gojën  shqiptarëve fjalën SPAK, një realitet i pamohueshëm sot për Shqipërinë dhe rrugëtimin në BE.

Basha manja tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abilekaj ia thotë troç Salianjit: Nëse nuk merrni dot përgjegjësi si opozitë, më mirë ikni fare!

22:59 / November 17, 2025

Protesta e PD, Curri debat me Boçin: “Ju Ramën nuk e rrëzoni dot, duhet të prisni degët”

22:20 / November 17, 2025

Nëntori i Braktisjes së Berishës

22:00 / November 17, 2025

Spahiu: Çdo protestë e dështuar e Berishës, forcon pushtetin e Edi Ramës

21:00 / November 17, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.