Viruset mund të fshihet dhe ne dosjet audio, objektivi i krimit kibernetik është të futet në kompjuterin e “viktimës” për të gjeneruar të dhëna pa dijeninë e tij.
Zbulimi është bërë nga BlackBerry Cylance, një kompani kanadeze që merret me sigurinë dhe inteligjencën artificiale.
Përfaqësue të saj thonë se përdoret metoda e steganografisë, një teknikë që përdoret nga hakerat për të fshehur diçka brenda një mesazhi. Këto dosje shpërndahen përmes e-mailit, sapo ato hapen në kompjuterin e “viktimës’.
Në të gjithë këtë operacion, dosja sillet sikur nuk ka asgjë, duke mbetur një dokument normal audio, që mund të riprodhohet duke ruajtur cilësinë e saj.
“Adoptimi i kësaj strategjie përdor një nivel të lartë të fshehjes pasi kodimi bëhet vetëm në memorie, duke e bërë gjurmimin më impenjativ”, shpjegon Cylance. Sipas Josh Lemos, zv.presidentit të kompanisë, është hera e parë që krimi kibernetik shfrytëzon këtë teknike që ia lejon steganografia.
