Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Kujdes nga Greqia, kërkon të përfitojë”, ish-admirali turk paralajmëron Shqipërinë për detin

19:12 / September 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Cihat Yayci Xhihat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Admirali në pension Cihat Yayci (Xhihat Jajxhë) është rikthyer në televizionet turke me deklaratat paralajmëruese, se Greqia synon të përfitojë nga zona detare  në kurriz të Shqipërisë dhe Egjiptit, për ti përdorur më pas si precedentë ndaj Turqisë.

Xhihat Jajxhë thekson me marrëveshjen  e nënshkruar mes Italisë dhe Greqisë të drejtat e Shqipërisë dhe të Libisë u shkelën.

“Nëse marrëveshja për detin Jon do të ishte tre palëshe, Shqipëria do të fitonte nga zonat detare në vijën jugperëndim-verilindje, pra do të kishte disa prej zonave të cilat i mori Greqia. Shqipëria duhet ta kundërshtojnë këtë marrëveshje dhe Turqia duhet ta ndërgjegjësojë për këtë”.

Jajxhë, admirali i pensionuar u kthye në qendër të vëmendjes gjatë muajit Maj pak ditë pas dorëheqjes së tij të diskutueshme, kur u shpreh se Shqipëria kishte anuluar Marrëveshjen Detare me Greqinë të nënshkruar në Prill të 2009, pas raportit të fshehtë të përgatitur nga qeveria turke. Të njëjtën gjë admirali i bën thirrje Egjiptit ta bëjë.

“Egjipti duhet ta rishikojë marrëveshjen me Greqinë pasi bie në kundërshtim me interesat e saj. Ne duhet të denoncojmë këtë marrëveshje njësoj siç vepruam me marrëveshjen e zonave ekonomike detare, që Greqia nënshkroi me Shqipërinë në vitin 2009. Edhe në atë rast, Greqia arriti t’u jepte ishujve të saj autoritet të plotë me territorin tokësor kontinental dhe Shqipëria e pranoi faktikisht këtë. Më pas nga ndërhyrja që bëri Turqia, Shqipëria u ndërgjegjësua se pësoi një humbje të madhe në zonat e saj detare dhe më pas u aplikua nga kryeministri aktual i vendit në Gjykatën Kushtetuese, që e anuloi atë marrëveshje”.

Marrëveshja detare Shqipëri- Greqi u kthye sërish në qendër të vëmendjes pas deklaratës së kryeministrit grek Mitsotakis për zgjerimin e vijës detare deri në 12 milje. /Përgatiti Suada Mehmetaj

Cihat Yayci (Xhihat Jajxhë)
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Britani e Madhe, disa aeroporte përballen me sulme kibernetike

17:45 / August 27, 2026

Shefi i CIA-s paralajmëroi kundër sulmeve ndaj vendeve të NATO-s? Moska mohon raportimet e mediave amerikane: Materiale me histori tmerri

17:13 / August 27, 2026

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 2026

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruajnë marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive

14:15 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.