Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

“Kujdes nga koronavirusi”- Zyrtari më i lartë i SHBA për sëmundjet infektive paralajmëron: Shpërthimet mund të arrijnë pikun dhe pastaj të rikthehen

21:58 / July 28, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Fauci Easter 111
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zyrtari më i lartë i SHBA për sëmundjet infektive tha se shtimi i rasteve me koronavirus në Florida, Kaliforni dhe disa shtete të tjera amerikane të goditura rëndë mundet që shumë shpejt të arrijë pikun, por pjesë të tjera të vendit duket se janë në prag të rritjes së shpërthimeve.

Një shtim i dukshëm i rasteve në Florida, si dhe në Teksas, Arizona dhe Kaliforni këtë muaj ka mbingarkuar spitalet, duke sjellë një prapakthehu në masat për të rihapur ekonomitë dhe duke ngjallur shqetësime se përpjekjet e vendit për të kontrolluar virusin po dështojnë.

“Shpërthimet mund të arrijnë pikun dhe pastaj të rikthehen,” tha Dr. Anthony Fauci, kreu i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve infektive, për programin ABC.

Dr. Fauci tha se ekzistonte një tregues qysh herët, se përqindja e testeve që dilnin pozitive kishte filluar të rritej në shtete të tjera, si Ohajo, Indiana, Tenesi dhe Kentaki.

“Kjo është një shenjë e sigurt se duhet të keni kujdes”, tha ai.

Eksperti u bëri thirrje shteteve me ritme të larta shtimi të virusit që të veprojnë shpejt dhe shteteve të tjera që të rihapen duke ndjekur me kujdes udhëzimet e përcaktuara nga zyrtarët dhe ekspertët e shëndetit.

Dr. Fauci është kthyer në një shënjestër sulmesh nga ana e disa mbështetësve të Presidentit Donald Trump, të cilët e akuzojnë ekspertin 79-vjeçar se po e zmadhon tej mase shtrirjen dhe intensitetin e sëmundjes duke mos u kushtuar rëndësi as kurave të mundshme.

Presidenti Trump, i cili po kërkon një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e 3 nëntorit, i bëri retweet një postimi ku akuzohej Dr. Fauci dhe demokratët se po e mbajnë jashtë vemendjes përdorimin e ilaçit hidroksilklorinë për trajtimin e koronavirusit.

Një zëdhënës i Twitter-it konfirmoi se komenti në fjalë që shoqërohej me video ku mohohej nevoja për vënien e maskës, ishte në shkelje të praktikën e kompanisë për mospërhapjen e dezinformatave për COVID-19n, ndërkohë që fshiu komentet e ndara nga presidenti me ndjekësit e tij.

Në intervistën e tij me televizionin ABC, Dr. Fauci mbrojti punën e tij në favor të shëndetit të amerikanëve.

“Në asnjë rrethanë nuk i kam dhënë publikut informacion të gabuar,” tha ai.

Numri i njerëzve në Shtetet e Bashkuara që kanë humbur jetën nga COVID-19, u rrit në 148,446 të hënën, me më shumë se 4,3 milion raste të konfirmuara.

Florida pati 191 vdekje në 24 orët e fundit, rritja më e lartë ditore që nga fillimi i epidemisë.

pikun SHBA shperthimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.