Dita sot ka nisur me kthjellime dhe vranësira të cilat gradualisht erdhën në dëndësim. Temperaturat në mesditë regjistruan vlerën e 25°C në kryeqytet. Reshjet e shiut janë bërë prezente në qytetin e Vlorës dhe Sarandës me intesitet të ulët. Në orët e vona të mbrëmjes reshjet e shiut do të përfshijnë të gjithë territorin me intesitet të ulët deri mesatar. Në zonat bregdetare dhe atë të ulëta reshjet hera-herës do të jenë edhe në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Kjo situartë pritet të ruhet deri në orët e para të ditës së martë e më pas reshjet do të ngelen prezente të herëpasherëshme me intesitet të ulët kryesisht përgjatë relieveve malore.
Era do të jetë nga kuadrati i Jugut 2-20m/s, erë intensive dhe me rrahje deri në 30m/s në qarkun e Vlorës si dhe përgjatë vijës bregdetare kryesisht në detin Jon.
Në fushën termike nuk pritën luhatje të ndjeshme.
Më konkretisht:
Zonat malore 7°C deri në 23°C
Zonat e ulëta 10°C deri në 25°C
Zonat bregdetare 13°C deri në 24°C
Postime te ngjashme
Add A Comment
