Një grua dhe vajza e saj me origjinë shqiptare akuzohen se kanë vjedhur një shumë parash nga një e moshuar për të cilën kujdeseshin në Città di Castello,Itali. Ato po hetohen në gjendje të lirë.
Familjarët e të moshuarës me besim të plotë i kanë dhënë kartën dhe kodin shqiptares që të tërhiqte para kur e moshuara kishte nevojë apo për shpenzime që bëheshin për të.
Mirëpo, ato tërhiqnin para aq shpesh sa familjarët filluan të ngrinin dyshime, ku më pas vunë re se nga llogaria bankare mungonte një shumë e madhe parash.
Nënë e bijë akuzohen për përdorim të paligjshëm të kartës së kreditit.