Jemi mësuar të përdorim shumë produkte bukurie për nevoja të ndryshme të lëkurës sonë dhe veçanërisht për fytyrën. E megjithatë ekziston një produkt që i përgjigjet të gjitha fazave të kujdesit për lëkurën, dhe së fundmi ekspertët e bukurisë janë “betuar” për vlerat e tij. Po flasim për ujin e trëndafilit, produkti natyral që po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar në botën e estetikës dhe kujdesit të lëkurës.
Uji i trëndafilit dhe përfitimet e tij:
1. Ideal për luftimin e akmeve
Uji i trëndafilit ofron pastrim të thellë të lëkurës dhe hap poret, falë vetive të tij antibakteriale.
2 Ka veti anti-inflamatore
Përdorimi i ujit të trëndafilit e bën lëkurën të butë, duke parandaluar kështu thatësinë e lëkurës.
3. Parandalon shfaqjen e rrudhave
Pas zbutjes së lëkurës, ajo gjithashtu parandalon formimin e rrudhave, të cilat zakonisht prekin njerëzit me lëkurë të thatë. Prandaj është i aftë t’ju tregojë vite më të rinj!
4. Eshte burim i vitamines C
Trendafili, nga i cili edhe përbëhët uji i trëndafilit, përmban Vitaminë C, e cila ka shumë veti të dobishme në lëkurë. Mbron qelizat nga rrezatimi dhe mund të përdoret për të trajtuar djegien nga dielli!
5. Hidraton dhe mirëmban PH natyrale të lëkurës
Uji i trëndafilit është ideal për të gjitha llojet e lëkurës. Nuk është rastësi, pra, që është produkti numër një për kujdesin e lëkurës, pa barrën e produkteve kimik dhe atë financiare, pasi kujdeset për çdo nevojë të lëkurës tone dhe pa kosto të lartë.
Përhapeni atë me një pambuk pa e shpërlarë dhe do ta shihni ndryshimin menjëherë!