Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me biznese të njësisë nr. 3 në Tiranë. Gjatë këtyre takimeve ai premtoi ulje të çmimit të naftës dhe asaj të energjisë.
“Biznesi i vogël do jeta nё qendër tё vëmendjes, e para punës se jeni shtylla kurrizore e ekonomisë e dyta sepse jeni punёdhёnёs, tё vetëpunësuar dhe ja sa veta ke heq nga puna.Pas 25 prillit, një qeveri në krahun e qytetarëve. Financim të tarifave të 90% të studentëve. Prej 1 viti që i kërkojmë qeverisë që paratë e taksave t’ua kthejë shqiptarëve në kohë pandemie. Rama ua jep paratë e taksave tuaja oligarkëve.”, tha Basha gjatë takimeve.
Ai u kërkoi qytetarëve të kujdesen për veten deri më 25 prill sepse pas zgjedhjeve do të jetë qeveria që do të kujdest për qytetarët. “Shqipëria i ka mundësitë t’i mbështesë ata që kanë sakrifikuar për të. Bashkë në 25 prill që të sjellim ndryshimin. Kujdesuni për veten deri më 25 prill. Pas 25 prillit, edhe qeveria do të kujdeset për qytetarët”, tha ai.
