Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi ka zbutur ‘gjakrat’ me maxhorancën. Në fillim të seancës së sotme plenare, ai u ka uruar të gjitha kolegeve festën e 8 marsit, por ka pasur një dhuratë të veçantë për ministren e Bujqësisë, Milva Ekonomi.
“Kam zgjedhur që ministres së Bujqësisë t’i ofroj një trëndafil. Faleminderit,”-tha Gjuzi, dhe më pas shkoi për t’i dhuruar lulen e verdhë.
