Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kukësi e Partizani me sytë nga KAS, por në Lozanë nuk i përfshijnë në gjyqe deri në nëntor

08:10 / August 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
FIFA
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Merkato e futbollistëve në kampionatin shqiptar mbetet peng i KAS të Lozanës, ose më saktësosht të vendimeve që ky i fundit do të marrë rreth skuadrave si Kukësi e Partizani, të cilat kanë dërguar atje apelimet për vendimet që ka marrë FIFA për bllokimin e lëvizjeve të lojtarëve nga ana e tyre. Të dy klubet kanë larguar shumë lojtarë së fundmi e pritet që të bëjnë lëvizje të reja për të përforcuar radhët, por në Lozanë, plani për të shqyrtuar kërkesën e tyre në fakt nuk duket edhe aq urgjent.

Partizani ka kërkuar nga KAS që të pezullojë vendimen e FIFA-s që i bllokoi për dy merkato dritaren si pasojë e parregullsive në nënshkrimin e kontratës së Eraldo Çinarit. Klubi shpreson që kështu të mund të lëvizë në merkaton e verës në pritje të vendimit final nga KAS.

Një gjë të ngjashme ka bërë më parë edhe Kukësi sa i përket çështjes së FIlip Zderiç, për të cilin FIFA i ka bërë të qartë se mund t’i pezullojë merkaton deri në tre dritare të saj nëse nuk paguan kroatin.

Normalisht, kur shpallet pezullimi i vendimit të dhënë nga FIFA, KAS cakton edhe datën e gjyqit për palët. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe as Partizani e as Kukësi nuk gjenden në listën e gjyqeve që KAS ka publikuar në faqen e vet. Atje ka me dhjetra seanca që shtrihen deir në muajin nëntor, por nuk figurojnë askund emrat e dy klubeve shqiptare.

Nëse për Partizanin kërkesa për bllokimin e hyrjes në fuqi të vendimit të FIFA-s është bërë së fundmi dhe në teori mund të kërkojë edhe pak kohë për përgjigje e për të caktuar datën, krejt ndryshe është situata e Kukësit. I dënuar që në janar, në teori Kukësi ka ankimuar para muajit mars në KAS, sipas rregullave të Gjykatës së Arbitrazhit, ndaj duket e çuditshme që në Lozanë nuk e kanë përfshirë ende klubin verilindor në listen e gjyqeve të planifikuara deir në fundin e këtij viti.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria njeh rivalët e mundshëm/ Përcaktohen të gjitha vazot për shortin e “Euro 2028”

12:39 / November 18, 2026

Provë karakteri për Shqipërinë U21, Spanja largohet pa gol nga Tirana

22:42 / November 17, 2026

Pas rasteve vjen goli, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë! 0-1 kundër Bjellorusisë

18:34 / November 15, 2026

Shqipëria, gati për ‘finalen’ e fundit/ Dy ndryshime të detyruara në formacion, Shehu e Hoxha titullarë

18:30 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.