Kukësi fitoi 3-0 me Laçin. Djemtë e Hallaçit gjetën tri pikë kundër një rivali të fortë. Golat për verilindorët u shënuan nga Ndreca në të 59 minutë dhe dopieta e Barbosës në minutat 87 dhe 90+3.
Ndërsa në “Loro Boriçi”, Vllaznia fitoi 1-0 me Teutën për javën e 33-të të Superligës. Një gol i Mehdi Çobës në minutën e 12-të vendosi ndeshjen, me shkodranët që marrin tri pikë pas katër javësh pritje. Edhe pas 12 minutave shtesë, Vllaznia siguroi tri pikët, teksa pas ndeshjes lojtarët e Teutës kontenstuan ashpër arbitrimin.