Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Kultivonin bimë narkotike, arrestohet gruaja, në kërkim burri

10:31 / December 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shkoder policia 770x436 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Finalizohet operacioni policor i koduar “Jeran”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcat Operacionale dhe “Shqiponjat”. Gjatë operacionit është zbuluar një ambient i përshtatur për kultivim të kanabisit, me anë të llambave, në një banesë ku kishte lidhje të paligjshme elektrike. Është vënë në pranga pronarja e banesës dhe është shpallur në kërkim bashkëshorti i saj. Janë sekuestruar 139 kg kanabis, fidanë narkotikë të kultivuar në vazo, 63 llamba elektrike dhe baza të tjera materiale që shërbenin për kultivimin e kanabisit nëpërmjet llambave elektrike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcat Operacionale dhe “Shqiponjat” e DVP Shkodër, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas kishte përshtatur në bodrumin e banesës së tij, një ambient për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike cannabis sativa, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Jeran”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasja:

M. V., 42 vjeçe banuese në fshatin Jeran, si dhe është shpallur në kërkim bashkëshorti i saj, shtetasi Gj. V., 55 vjeç, banues në fshatin Jeran, Shkodër.

Gjatë zhvillimit të operacionit janë sekuestruar 139 kg lëndë bimore e dyshuar cannabis sativa, 132 fidanë të dyshuar narkotikë të kultivuar në vazo, 63 llamba elektrike, baza të tjera materiale që shërbenin për kultivimin e kanabisit nëpërmjet llambave elektrike dhe 1 automjet. Gjithashtu, gjatë operacionit, në këtë banesë është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja e energjisë elektrike.

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rrezikoi pushuesit në Bunec, Policia bllokon Jet Ski-n dhe gjobit drejtuesin me 300 mijë lekë

11:59 / August 9, 2026

“S’e harroj dot!”/ Vrasja në Korçë, dëshmitarja: E pashë djalin të shtrirë, gjaku i rridhte nga koka

21:41 / August 8, 2026

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen tre automjete

21:38 / August 8, 2026

Vritet me armë zjarri 20-vjeçari në Korçë, shërbente te Forcat e Armatosura/ Autor shoku i fëmijërisë, e ndoqi brenda një pallati

21:03 / August 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.