Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kultivonin kanabis në Vaun e Dejës, arrestohet kryeplaku i fshatit dhe 36-vjeçari

14:00 / July 31, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kanabis 1 0
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeplaku i fshatit Palaj në Vaun e Dejës, Prek Merkushi, ka rënë në prangat e policisë, pasi në bashkëpunim me 36-vjeçarin Nard Kodra, kultivonin kanabis sativa. Mësohet se janë asgjëssuar 203 bimë të dyshuara narkotike që u gjetën të kultivuara.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasi 34 vjeç, për moskallëzim krimi.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Palaj”, për goditjen një rasti të kultivimit të bimëve narkotike.

Asgjësohen 203 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Palaj.

Vihen në pranga kryetar i fshatit Palaj dhe një shtetas tjetër që dyshohet se kanë kultivuar bimët narkotike që u gjetën në këtë fshat.

Procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër, për moskallëzim krimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në vijim të kontrollit të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Palaj”, për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Gjatë operacionit, në territorin e fshatit Palaj, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuara 203 bimë të dyshuara narkotike, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës arrestuan në flagrancë autorët e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, shtetasit: 55 vjeç, kryetar i fshatit Palaj dhe 36 vjeç.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasi 34 vjeç, për moskallëzim krimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sherri nisi jashtë bilardos, si i plagosi me thikë 16-vjeçari tre shokët e klasës në Has, arrestohet pas ngjarjes

15:42 / October 23, 2026

I sekuestrohet pasuri me vlerë 77 milionë lekë, një kompani dhe 24 makina anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, SPAK jep detajet

12:44 / October 22, 2026

E akuzuar për terrorizëm, Gjykata e Tiranës vendos për ekstradimin e mësueses turke Julide Yazici

16:24 / October 21, 2026

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

20:49 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.