Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Kultivonte bimë narkotike në banesë, vihet në pranga 47-vjeçari në Kurbin

14:00 / April 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia kurbin
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Kurbinit ka arrestuar një 47-vjeçar pasi gjatë kontrollit në banesën e tij është konstatuar një dhomë e përshtatur për kultivim të lëndëve narkotike.

Kapja e tij u realizua në sajë të operacionit policor të koduar “Heat”, gjatë të cilit u zbulua një ambient i përshtatur për kultivimin e  bimëve narkotike, me anë të llambave.

Burime policore njoftojnë se gjatë kontrollit, në banesën e shtetasit L. N. u gjet edhe një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Po ashtu, në ambientet e brendshme të banesës, u evidentua një dhomë, brenda së cilës kishte instalime elektrike me llamba, aspiratorë dhe tubacione uji, që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Heat”, gjatë të cilit u zbulua një ambient i përshtatur për kultivimin e  bimëve narkotike, me anë të llambave.

Operacioni, nga Policia e Kurbinit, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Lezhë dhe punonjësit e OSHEE-së.

Vihet në pranga pronari i banesës.

Sekuestrohen pajisje elektrike që do të shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë dhe të OSHEE-së, është konstatuar se pronari i banesës kishte kryer lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Lezhë dhe me punonjësit e OSHEE-së, në kuadër të masave të marra për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, si dhe për evidentimin e rasteve të abuzimit me lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike, bazuar në informacionet policore, kanë ushtruar kontroll në një banesë në fshatin Shpërdhet, Njësia Administrative Mamurras, rrethi Kurbin.

Gjatë kontrollit, në banesën e shtetasit L. N. është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Në ambientet e brendshme të banesës, u evidentua një dhomë, brenda së cilës kishte instalime elektrike me llamba, aspiratorë dhe tubacione uji, që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Në vijim të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit L. N., 47 vjeç, banues në fshatin Shpërdhet.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale pajisje elektrike dhe hidraulike që dyshohet se shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.