Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Kumbaro në Shëngjin: 60% plazhe publike! Ndëshkime për ata që nuk zbatojnë rregullat për mirëmbajtjen e mjedisit

11:15 / June 16, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kumbaro
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro vijoi në Shëngjin takimet në bashkitë bregdetare. Gjatë kësaj vizite Kumbaro theksoi se rreth 50% të plazheve në nivel kombëtar janë publike, ndërsa në disa bashki si Shkodra, shkon edhe mbi 60%.

“Me rregulloren e re, jo vetëm që kemi shtuar sipërfaqen e detyrueshme të plazheve, 30% dhe 100 metra plazh publik në çdo kilometër vijë bregdetare, por bashkitë sivjet kanë shtuar në hartat e bëra në shtator edhe hapësirat publike, për shkak se mundësinë për plazhe private nga ky vit ua japim vetëm subjekteve të cilat kanë një hotel. Nuk mund të jenë shezlonët dhe çadrat biznes kryesor. Në llogaritë që po bëjmë tani, rreth 50% të plazheve në nivel kombëtar i kemi publike.

Në disa bashki si Shkodra, shkon edhe mbi 60%. Nga viti në vit ne përmirësojmë edhe shërbimin publik, qoftë nga bashkia qoftë nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit me të cilën kemi dyfishuar forcat për të bërë pastrimin e vijës së plazheve në gjithë bregdetin, me përjashtim të bashkisë Lezhë e cila ka krijuar një model të vetin të mirëmbajtjes dhe pastrimit të plazheve”, shpjegoi ministrja Kumbaro.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu, sqaroi modelin e menaxhimit publik të disa prej plazheve nga ana e bashkisë: “Bashkia ka vendosur çadra për të gjithë pushuesit që dëshirojnë të marrin në shërbim shezlone kundrejt një pagese të përballueshme dhe duke prerë kuponin tatimor, krahas hapësirave publike për pushuesit që kanë çadrat e tyre”.

Kumbaro u takua edhe me përfaqësues të Policisë së Lezhës ku e vlerësoi shumë të rëndësishëm komunikimin dhe bashkëpunimin për mbarëvajtjen dhe sigurinë e sezonit turistik.

“Ne do të kemi nevojë për mbështetjen e Policisë së Shtetit sidomos në dy aspekte, zaptimin e plazheve dhe sfidën me pastërtinë. Kushdo që shkel rregullat për mirëmbajtjen e mjedisit, përveç policisë bashkiake për aplikimin e gjobave, vërejtjeve e deri në mbyllje të biznesit, do të kemi në krah edhe Policnë e Shtetit sepse është viti me fluksin turistik më të lartë që ne kemi pasur ndonjëherë”, tha ministrja Kumbaro.

kombaro plazhe publike rregullat Shengjin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”/ Ibrahimaj: Bizneset do të financohen me kredi me interes 2-3%, synohet rritja e eksportit

12:41 / June 3, 2026

Ecuri pozitive e ekonomisë shqiptare/ FMN: Rritje e qëndrueshme, pavarësisht sfidave gjeopolitike

12:13 / June 3, 2026

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, rriten nafta dhe benzina

13:16 / June 2, 2026

Turizmi ndryshon hartë! Rikthehen polakët, Italia dhe Franca kompensojnë “ikjen” e gjermanëve

09:16 / June 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.