Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kunata e Mirel Mërtirit dhe Stela Gugalles, ONM kërkon shkarkimin e prokurores Mariola Mërtirit

20:09 / February 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mirel Mertiri dhe Mariola Mertiri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, (ONM) kërkon shkarkimin e prokurores Mariola Mërtiri, e cila është kunata e Mirel Mërtirit dhe Stela Gugalles, të dy në kërkim si të përfshirë me aferën e inceneratorëve. Mariola Mërtiri, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë, është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), por ONM nuk ka qenë dakord me këtë vendim prandaj rekomandon ankimimin.

Në argumentin e dhënë, ONM thotë se ka gjetur kontakte të Mërtirit me një person të dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik narkotikësh. Sipas KPK-së, Mërtiri nuk e kishte deklaruar këtë kontakt. Madje, ky person i dënuar thuhet se i kishte shitur Mërtirit dhe bashkëshortit të saj apartamentin në Fier për 4.5 milionë lekë në vitin 2011.

Ndërkohë, ONM përmend edhe lidhjen e prokurores  me Klodian Zoton, Stela Gugalljan dhe Arenc Myrtezanin, dy të parët të shpallur në kërkim dhe i treti i arrestuar në atë që njihet si afera e inceneratorëve.  Prokurorja Mariola Mërtiri, kunata e Mirel Mërtirit dhe Stela Gugalljes, ka mohuar se kishte kontakte të papërshtatshme.  Ajo ka deklaruar se njohjet e saj me kunatën kishin qenë të përcipta dhe lidheshin vetëm prej faktit se ajo ishte bashkëjetuese e vëllait të bashkëshortit të saj. Gjithashtu ajo ka mohuar se njihte Klodian Zoton dhe personat e tjerë të përmendur në aferë.

mertiri stela gugalles
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy shpërthime me eksploziv në Durrës brenda pak minutash, shënjestër një lokal dhe një garazh

09:26 / September 3, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, dyshohet për një të vrarë

09:22 / September 3, 2026

Pesë celularë gjenden në burgun e Durrësit, pajisjet i kalojnë SPAK-ut për ekspertizë

09:16 / September 3, 2026

Spanjë/ Dhjetëra mijëra protestues në mbështetje të Ceutës dhe kundër Sanchez

08:04 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.