Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kunatat përballen live në emision, e veja: Më vdiq burri, tani ata duan të më…

13:21 / April 4, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
me zemer te hapur 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rreth 12 vjet më parë një 28-vjeçare nga Korça kurorëzoi martesën me bashkëshortin i cili një muaj më parë ka ndërruar jetë.

Ai u nda nga jeta pasi abuzonte shumë me alkoolin. Çifti fillimisht jetoi 6 vite në shtëpinë e prindërve të burrit dhe më pas dolën në shtëpi më vetë. Banesa asokohe u ble nga të dy bashkëshortët, një pjesë të parave guraja thotë se i ka marrë në familjen e saj.

  Por problemet me alkoolin bënë që burri të ishte i dhunshëm me gruan dhe me djalin. Gruaja rrëfen se është abuzuar fizikisht edhe kur ka qenë shtatzënë. Vendimi për të shkuar në divorc gruaja e ka marrë shumë vonë pasi ajo nuk donte të shkatërronte familjen.

28-vjeçaria rrëfen se nuk e la bashkëshortin për hir të fëmijëve. Megjithatë dhuna e vazhdueshme bëri që burri disa herë të ndëshkohej për dhunë në familje madje të kryente edhe dënim me burg. Gjatë periudhës që bashkëshorti ishte brenda gruaja rrëfen se ka përballuar jetesën e vetme. Ajo ka jetuar në Tiranë për tre vjet ku punonte si sanitare. Problemet e vazhdueshme kishin bërë që ajo të shkonte të jetonte me prindërit e saj pasi ishte edhe shtatzënë me fëmijën e dytë, një shtatzëni e cila nuk dëshirohej nga bashkëshorti. Por një muaj më parë teksa çifti paraqitej në seancat për të kryer divorcin bashkëshorti humb jetën.

Aktualisht gruaja do të rikthehet në shtëpinë për të cilën ka kontribuar por kunati nuk e lejon, sot nëna 28 vjeçare kërkon ballafaqim në studion e emisionit ‘Me Zemër të Hapur”.

 “Kunati pretendon të marrë të gjitha shpërblimet dhe tokën, nuk më lejon të kthehem në banesën ku kam kontribuar. Ai vjehrra, as kunati nuk më lënë të kthehem në shtëpinë time. Pavarësisht se po ndahesha me burrin, unë kam dhënë kontribut për të blerë atë shtëpi, tani duan të ma marrin. Ajo iu takon fëmijëve të mi”,- thotë Marjana.

Me të nuk u përball vjehrra por kunata.

“Ne s’kemi lidhje me atë shtëpi fare. Është blerë me lekë të vjehrrës ajo shtëpi dhe të kunatit, jo të Marjanës. Ajo problemin e ka me të zotin e shtëpisë, se banesa është në emër të tij”,- thotë kunata e Marjanës.

Faktin e kontributit financiar për blerjen e shtëpisë e konfirmon edhe babai i Marjanës.

“Ata, familja e dhëndrit nuk kishin bukë të hanin. Kam kontribuar fillimisht me 3 milion lekë për blerjen e shtëpisë, pastaj i dhashë 1 mijë euro, në fund fare 700 mijë i dhashë. Atij zotit të shtëpisë i kam mbetur rreth 200 mijë lekë të vjetra borxh, po në fund ai tha se nuk i donte”, u shpreh zotëria.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sot gjyqi në themel për ish-çiftin, Monika Kryemadhi mbërrin në GJKKO me bluzën me mbishkrimin: Një ditë e mrekullueshme

10:38 / July 9, 2026

“Në Shqipëri, anti-Trumpistët po përplasen me Presidentin e SHBA”/ Protestat në Tiranë, Rama për Corriere della Sera: Nuk kam frikë nga turma

10:12 / July 9, 2026

Ilir Meta sot para GJKKO-së, ish-presidenti kërkon 134 dëshmitarë në GJKKO

09:47 / July 9, 2026

Përshkallëzohet konflikti SHBA-Iran:BBC: Lufta nxehet, por nafta e ruan qetësinë për momentin

09:19 / July 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.