TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Veliaj: I dhamë fund tymit kanceroz që vinte nga mbetjet e Sharrës. Shërbimi kryhet më lirë nga projekti i Berishës dhe Metës

12:33 / April 2, 2023

Artiste e Popullit, Edi Rama uron aktoren Margarita Xhepa për 89-vjetorin e lindjes

12:21 / April 2, 2023

Deputetja Jorida Tabaku: Mbështes dërgimin e ligjit të tatimeve në Kushtetuese

12:16 / April 2, 2023

Vizioni i Belind Këlliçit për fshatin: Mbështetje financiare, 15 tregje të gjelbërta në Tiranë

11:47 / April 2, 2023

Udha e Kryqit, besimtarët katolikë në Shkodër kryejnë ritualin e shenjtë

11:28 / April 2, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Rajon&Bota

Kundër propozimit europian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, djathtistët në Serbi dalin në protestë

22:39 / March 7, 20232 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në Beograd, këtë të martë, djathtistët protestuan kundër propozimit evropian për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë. Protesta u mbajt jashtë ndërtesës së Fakultetit të Filozofisë.

Thirrja për protestë u bë përmes rrjetit rus, Telegram, nga organizata e paregjistruar ultra e djathtë “Patrulla Popullore” që edhe më herët kishte organizuar protesta për të kundërshtuar politikat e qeverisë serbe ndaj Kosovës.

Folësit në protestë u prezantuan si studentë të fakulteteve të ndryshme të Universitetit të Beogradit. Stefan Simonoviç, që u prezantua si student i Fakultetit të Filozofisë në Beograd, tha se propozimi evropian nënkupton “fundin për Serbinë”.

“Ne kërkojmë ndalimin e menjëhershëm të të gjitha negociatave dhe diskutimeve për propozimin franko-gjerman”, tha ai. Propozimi evropian njihet edhe si propozimi franko-gjerman.

Më 27 shkurt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, shprehën gatishmërinë e tyre që ta zbatojnë këtë propozim, që synon të çojë palët drejt një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve. Protestuesit e mbledhur në Beograd brohoritën “tradhti”, “nuk do të heqim dorë nga Kosova” dhe përdorën shprehje ofenduese ndaj Vuçiçit dhe shqiptarëve në Kosovë.

Pas adresimit para Fakultetit të Filozofisë, protestuesit marshuan në rrugët e Beogradit dhe u ndalën para ndërtesës së Radio Televizionit të Serbisë (RTS), nga ku kërkuan “një opinion ndryshe, jo vetëm që Kosova është humbur” gjatë transmetimit në këtë kanal shtetëror.

Protestuesit para RTS-së brohoritë “serbët, rusët vëllezër gjithmonë”, “Serbia për serbët”. Disa prej protestuesve mbanin flamuj të Rusisë. Flamujt rusë, simboli Z, si simbol që përdoret nga Rusia gjatë pushtimit të Ukrainës dhe simbolet e grupit të mercenarëve rusë, Wagner, shpesh shihen në protestat e djathtistëve në Serbi.

Pavarësisht faktit se Serbia është shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia ka refuzuar që të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të luftës ndaj Ukrainës.

Zyrtarët në Beograd e justifikojnë mosvendosjen e sanksioneve ndaj Moskës, me mbështetjen që Rusia i jep Serbisë sa i përket Kosovës, si anëtar i përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ndryshe, propozimi evropian është thënë se synon që t’i çojë palët drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kosove propozimi europian serbi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Plani i Ukrainës për të çliruar Krimenë e pushtuar nga Rusia, përfshin dy hapa

11:23 / April 2, 2023

Bullgaria mban sot zgjedhjet parlamentare, për herë të pestë në dy vite

11:09 / April 2, 2023

Itali, 100 mijë euro gjobë zyrtarëve që përdorin fjalë të huaja

10:28 / April 2, 2023

Tornado në SHBA, shkon në 26 numri i viktimave

10:08 / April 2, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Artiste e Popullit, Edi Rama uron aktoren Margarita Xhepa për 89-vjetorin e lindjes

12:21 / April 2, 2023

Deputetja Jorida Tabaku: Mbështes dërgimin e ligjit të tatimeve në Kushtetuese

12:16 / April 2, 2023

Prishtinë, këtë të dielë marshim pro luftëtarëve të UÇK-së

09:52 / April 2, 2023

Është gjallë Martinaj? Ka ardhur një telefonatë me zërin e tij

09:39 / April 2, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Veliaj: I dhamë fund tymit kanceroz që vinte nga mbetjet e Sharrës. Shërbimi kryhet më lirë nga projekti i Berishës dhe Metës

12:33 / April 2, 2023

Artiste e Popullit, Edi Rama uron aktoren Margarita Xhepa për 89-vjetorin e lindjes

12:21 / April 2, 2023

Deputetja Jorida Tabaku: Mbështes dërgimin e ligjit të tatimeve në Kushtetuese

12:16 / April 2, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.