Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kundërshtoi me dhunë policinë dhe i kanosi me armë lodër, kush është 31-vjeçari

09:32 / July 28, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2021 07 28 at 09.24.59
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ky është 31 vjeçari Fation Lika, i cili ka rënë në prangat e Policisë së Kurbinit këtë të hënë së bashku me vëllain e tij Klodian Lika.

Ai në rolin e drejtuesit të një automjeti, nuk iu bind një patrulle të policisë rrugore ku pas vijimit të ndjekjes, ka dalë nga makina dhe ka vrapuar duke kërcënuar efektivët me armë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Kurbin Milot dhe vëllezërit po udhëtonin me një automjet me targë “AA250XM”, ndërsa pokicia ka arritur ti neutralizojë dhe ti vendosë në pranga.

Fax Neës mëson se Fation Lika është një emër me precedent të rrezikshëm kriminal. Ai është arrestuar në Itali në vitin 2016 së bashku me  Altin Boduri, Denis Mira dhe  Denis Hoxha. Nga Nëntori i vitit 2015 deri në Janar të vitit 2016 ky grup shqiptarësh kanë grabitur të paktën 6 vila në rrethinat e qytetit të Mantovës e Bergamos me objektiv paratë, bizhuteritë dhe objektet e floririt.

Në moshën 27 vjeçare, Fation Lika vë në shënjestër babë e bir pas një sherri për motive banale. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth 5 vite më parë në Kurbin, kur babë e bir po udhëtonin me mjetin e tyre dhe janë qëlluar me pistoletë nga Lika, i cili u shpall në kërkim.

Atentati u planifikua në rrugën e lagjes “Laska”, fshati Fushë-Milot të Kurbinit, duke udhëtuar me një veturë tip golf, pas një konflikti të çastit, për motive banale, ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të mjetit mikrobus  që drejtohej nga Amer Kasmi, banues në Fushë-Milot. Nga të shtënat janë shkaktuar dëmtime të automjetit.

Pasi furgoni ka ndaluar për shkak të çarjes së gomës nga plumbat, ka tentuar të vrasë me armë zjarri djalin e Amerit, 22-vjeçarin Sulejman Kasmi i cili mori një plagë të lehtë.

Lika rezulton i skeduar edhe për ngjarje të tjera brenda vendit dhe jashtë tij, kryesisht për sherre banale, kërcënim, posedim të armëve etj.

lika ne kurbin 612x405 1

NJOFTIMI I POLICISE

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë dhe i kanosi ata më pistoletë imituese, pas disa minutash ndjekjeje kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.

Gjithashtu, vihet në pranga dhe vëllai i tij, pasi kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë.

Shërbimet e Policisë Rrugore, në rrugën dytësore Milot-Mamurras, kanë konstatuar një drejtues mjeti që po kryente manovra të rrezikshme dhe nuk kishte vendosur rripin e sigurimit. Pasi shërbimet i kanë bërë shenjë ndalimi, drejtuesi është larguar me shpejtësi duke rrezikuar punonjësit e Policisë.

Pasi janë venë në ndjekje të tij, shërbimet e kanë konstatuar sërish në fshatin Malbardhë, Kurbin, drejtuesin e mjetit, i cili ka kundërshtuar shoqërimin, duke i drejtuar punonjësve të Policisë një armë në dukje zjarri pistoletë dhe me ndihmën e një shtetasi tjetër ka mundur të largohet.

Në ndihmë të Policisë Rrugore kanë shkuar forca e posaçme “Shqiponja”, Forca Operacionale e DVP Lezhë dhe shërbimet e Policisë Kurbin, të cilat falë veprimeve të shpejta kanë arritur të bëjnë identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-F. L., 31 vjeç, me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje, vjedhjes, kundërshtim me dhunë të punonjësit të Policisë dhe K. L.(vëllezër), banues në Kurbin.

Gjatë kontrollit me alkoolmatësin (drager) ka rezultuar se shtetasi F. L. drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë u sekuestrua një pistoletë imituese, me të cilën ky shtetas dyshohet të ketë kanosur punonjësit e Policisë, si dhe 2 automjete.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të shtëna me armë zjarri në kryeqytet, një person gjendet i vrarë brenda një makine te “Vasil Shanto”

21:49 / October 20, 2026

Protestat në vendet e BE dhe Shqipëri, reagon shefi i OKB për të Drejtat e Njeriut: Dënoj dhunën, të ulen tensionet. Dialog mes palëve

21:29 / October 20, 2026

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

20:49 / October 20, 2026

“Pamjet e dhunës dëmtojnë imazhin e vendit”, Unioni Turistik Shqiptar: Të mbrojmë investimet, s’janë pjesë e një qeverie

20:08 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.