Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kundërshtuan taksën 3% të pronës për strehimin social, Kushtetuesja rrëzon padinë e Shoqatës së Ndërtuesve

17:23 / April 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pallate
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot kërkesën e Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, e cila kërkoi shfuqizim të vendimit të marrë nga Bashkia e Tiranës për strehimin social.

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi më 25 tetor të vitit të kaluar vendimin “Për kontributin e sektorit privat në krijimin e fondit të banesave sociale që kalojnë në pronësitë Bashkisë Tiranë nga ndërtimet e reja”, i cili parashikon që çdo ndërtues që zhvillon një pronë në Tiranë duhet të japë në këmbim për strehim social 3% të sipërfaqes totale të ndërtimit që ka kryer.

Por shoqata e Ndërtuesve nuk ishte dakord me këtë vendim, ndërsa çështjen e çoi në Kushtetuese. Nga ana tjetër kjo e fundit ka rrëzuar kërkesën e shoqatës, pasi konstatoi mungesën e legjitimimit në drejtim të përfaqësimit të kërkueses në Gjykatën Kushtetuese.

VENDIMI
Sipas këtij vendimi që buron nga ligji “Për strehimin social”, çdo subjekt privat që aplikon për leje zhvillimi dhe ndërtimi për ndërtime me sipërfaqe ndërtimore banimi mbi 2000 meta katrorë, siguron kalimin pa shpërblim të të paktën të 3% të sipërfaqes funksionale, me kushte strehimi të përshtatshme në favor të fondit publik të banesave sociale.

Për shkak se ligji ka hyrë në fuqi që në 30 nëntor të vitit 2018 atëherë ky projektvendim parashikon që të gjitha ndërtimet e reja që janë bërë që nga ajo datë të vënë në dispozicion sipërfaqen e banimit që parashikon ligji. Sipas këtij vendimi pjesa prej 3 për qind që do të kalojë në favor të Bashkisë së Tiranës do të jetë pjesa takuese e investitorit pa cënuar kështu pjesën takuese të pronarëve të truallit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbulohen shifrat e ushtarëve rusë që kanë humbur jetën nga fillimi i luftës në Ukrainë

13:11 / November 25, 2026

Vrasja e Liridona Ademajt/“Të duam mami, Dioni e Diari”, mesazhi prekës i dy djemve mbi varrin e saj

12:58 / November 25, 2026

“Po përshkallëzon tensionet në disa rajone”, Merz: Rusia synon më shumë sesa pushtimin e Ukrainës

12:38 / November 25, 2026

Mungesa e dokumentacionit, AKU bllokon 54 ton mish pule nga Brazili në Portin e Durrësit, ngarkesat kthehen në vendin e origjinës

11:38 / November 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.