Kungulleshka është ndër perimet më fantastike të stinës. E pjekur dhe e kombinuar me djathë është perfekte për një mesvakt të shëndetshëm, të shpejtë dhe të lehtë.
Përgatitja e kungulleshkave të pjekura me djath apo gjizë është një recetë e thjeshtë që shijon shumë.
Kjo lloj recete është një kombinim i shkëlqyer i kungulleshkave dhe djathit ose gjizës, erëzave apo vezëve.
Përbërësit;
4 vezë
Majdanoz
4-5 lugë miell5-6 Kungulleshka mesatare
300 gr djathë të thërrmuar ose gjizë
Kripë
Piper
Mënyra e përgatitjes;
Fillimisht, pastrojmë kungulleshkat. U largojmë bishtat dhe i lëmë të ziejnë për 5 deri në 10 minuta. Një pirun për t’i provuar do u bënte punë për të kuptuar nëse janë zbutur mjaftueshëm apo jo.
Pasi keni hequr tënxheren nga zjarri, kungulleshkat kullojini dhe lërini anash në një pjatë për t’u ftohur. Më pas pritini në mes për së gjati dhe hiqni tulin në brendësi, por jo të gjithin.
Në enën ku hodhëm tulin e kungulleshkave, shtojmë vezët, djathin e thërrmuar apo gjizën, majdanozin e prerë imët, piperin, kripën por dhe miellin.
I trazojmë derisa të kemi fituar një mase homogjene dhe të njëtrajtshme. Në një tjetër tigan të vënë në zjarrhedhim pak vaj ulliri.
Kungulleshkat kujdesemi që t’i mbushim me masën e përgatitut ndërsa i vendosim për tu skuqur në të dyja krahët.
Pasi skuqen, i vendosim në një letër kuzhine në mënyrë që të thithin yndyrën e tepërt.