Edhe pse po mbush 39-vjeç, sulmuesi suedez, po vazhdon në ritme të larta për të udhëhequr Milanin drejt një ecurie fantastike në Serinë A.
Loja e Ibrës, ka bindur drejtuesit e kuqezinjëve që ai të qëndrojë më gjatë dhe tashmë e kërkojnë me ngulm edhe për sezonin e ardhshëm.
Bëhet me dije se është dhënë konfirmimi edhe nga suedezi, që e ka pranuar bashkëpunimin e mëtejshëm me Milanin.
Rroga do të jetë e dyfishuar pasi sulmuesi do të përfitojë 6 milionë euro nga 3 që përfiton aktualisht, ndërsa në tryezë është edhe mundësia për të marrë një post të rëndësishëm te Milani pas dy vitesh.
Në fund të fundit, Ibra e ka pranuar gjithmonë që Milani është shtëpia e tij.