Ka përfunduar në shifrat 2-1 ndeshja miqësore mes Spanjës dhe Shqipërisë, sfidë e cila u luajt në “RCDE Stadium” të Espanyol-it në Spanjë. Spanjollët arritën ta mbyllnin me fitore këtë takim në minutat e fundit, duke kënaqur një numër të konsiderueshëm të tifozëve të pranishëm të cilët i mbështetën gjatë 90 minutave.
Torres dhe Olmo do të shënonin për iberikët, ndërsa Uzuni do të shënonte për kuqezinjtë.
Sidoqoftë, kuqezinjtë bënë një paraqitje të mirë kundër një ekipi të fortë si Spanja që edhe pse arriti të fitojë, e bëri këtë me një rezultat të ngushtë.
