Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Mbi 18 mijë leje pune për të huajt në Shqipëri

19:59 / November 17, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
3 800 0 50ceeecadb4c14687e9d1bfd971f487a
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Shqipëri autoritetet kanë dhënë 32 mijë leje qëndrimi në total, ku 18 mijë kanë qenë për arsye punësimi e ku 35% e lejeve u përkasin grave e vajzave, të cilat punojnë në sektorë të ndryshëm.

Sa i përket atyre që janë punësuar në sektorin e tekstileve dhe këpucëve, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim ka identifikuar një sërë problematikash, por ka dhënë edhe zgjidhjet konkrete për çdo rast të evidentuar.

“Fokusi ynë, ndër të tjera, ka qenë edhe takimi dhe informimi i grave dhe vajzave që punojnë në këtë sektor, duke u dhënë atyre informacionin e nevojshëm se si mund të raportojnë, ose më saktë, si t’i identifikojnë rastet kur ka shkelje në punë dhe ku e si mund t’i raportojnë ato. A kanë punonjëset migrante informacionin e nevojshëm për të drejtat e tyre? A i kuptojnë kontratat? A e dinë se ku duhet të drejtohen?”

Të dhënat u bënë të ditura gjatë një konference me titull  “Puna pa kufij, të drejta për të gjithë”, që bëri bashkë gra emigrante që punojnë në sektorin fason në Shqipëri, përfaqësues të institucioneve publike, punëdhënës, sindikata, organizata ndërkombëtare dhe të shoqërisë civile.

U trajtuan procedurat e punësimit, kontrollin e kushteve të punës, trajtimin e barabartë dhe rrugët e ankimit, parandalimin e shfrytëzimit në punë dhe përgjegjësinë e markave për kushtet e punës në zinxhirët e furnizimit.

Synim është forcimi i dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet aktorëve përkatës, me qëllim garantimin e punës së denjë dhe respektimin e të drejtave për të gjithë punonjësit, pavarësisht origjinës apo shtetësisë.

18 leje mije Pune te huajt
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pas Diellës vjen Gjoni”, kryeministri Rama zbulon rolin që do të ketë avatari i ri në prokurimet publike

14:19 / November 17, 2026

Rama prezanton modelin e ri të prokurimeve publike, Diella merr rol kyç: “Bizneset nuk do të mbledhin më letra”

13:58 / November 17, 2026

Mësues ndihmës për çdo fëmijë me aftësi ndryshe, Kumbaro zbulon ndryshimin e ri me buxhetin 2027

12:50 / November 17, 2026

Veliaj kërkon shtyrjen e seancës në GJKKO: Gjendja shëndetësore më pengon të jem i pranishëm

12:11 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.