Shoqja e ngushtë e Mirelës ka humbur të ëmën përpara një viti. Në këtë periudhë festash, ajo ka ardhur në program për t’i treguar Lindës se nuk është vetëm dhe se ka sërish nevojë për buzëqeshjen e saj të dikurshme. Linda është bërë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare” dhe ka treguar se në jetë ka një mungesë mjaft të madhe në jetë prej një viti, e cila është nëna e saj.
Ardit Gjebrea: Çfarë ke lënë pas gjatë kësaj kohe që nuk ke patur fuqi që t’i ndjekësh si më parë?
Linda: Unë jam një influencer, kjo që bëj është më shumë pasion se profesion dhe ka qenë një dashuri e madhe e imja dhe e mamit. Edhe pse përpiqem, ka momente që dorëzohem.
Ardit Gjebrea: Beson në ekzistencën e një dimensioni tjetër?
Linda: Unë e di që ajo është këtu.
Ardit Gjebrea: Nëse ajo është këtu, do t’i pëlqente asaj që të dorëzoheshe?
Linda: Kurrë.
Ardit Gjebrea: Atëherë pse e bën?
Linda: Sepse disa gjëra janë më të forta se unë. Dhimbja është shumë e freskët. Ndoshta shumë njerëz thonë se duhet të ngrihesh, u bë një vit. Kur më thonë kështu është akoma më e dhimbshme pasi prindërit, të kalojnë edhe 20 vite është një palgë. Për mua ajo ka qenë shpirti im. Në momentin që ajo ka ikur, ka vdekur dhe një pjesë e imja.